Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / Kush ishin në të vërtetë dyshja kriminale Bonnie dhe Clyde ?!

Të romantizuar nga filmat, kush ishin në të vërtetë

Më 23 maj 1934, dy nga kriminelët më të famshëm në histori – Bonnie Parker dhe Clyde Barrow – u vranë në një shkëmbim zjarri nga policia.

Sot, dyshja kriminale, njihen si legjenda, por ata jetuan jetë shumë reale dhe të mbushura me aksion, përpara vdekjes së tyre në Luiziana.

Bonnie dhe Clyde u dashuruan, pasi u takuan në moshat përkatëse 19 dhe 20 vjeç në vitin 1930 kur Depresioni i Madh pushtoi Shtetet e Bashkuara. Menjëherë pas takimit të tyre, Clyde u dërgua në burg, i dënuar për vjedhje automjeti – por dënimi nuk zgjati shumë pasi ai doli nga burgu duke përdorur një armë që Bonnie e kishte futur kontrabandë.

Në vitin 1932 Bonnie dhe Clyde u bënë kriminelë të ashpër, duke krijuar Bandën Barrow, ata filluan të grabisnin banka. Ata ishin vazhdimisht në arrati dhe nuk kishin frikë të qëllonin këdo që mund të ndërhynte në lirinë e tyre – thuhet se ata kanë vrarë të paktën nëntë oficerë policie dhe katër civilë.

Veprimet e tyre kriminale ishin të famshme në mbarë vendin dhe fama e tyre u rrit edhe më tej në vitin 1933 pas një shkëmbimi zjarri me policisë në vendin e tyre të fshehtë në Joplin, Misuri.

Të romantizuar nga filmat, kush ishin në të vërtetë

Policia lokale ishte informuar për hajdutë që jetonin në atë adresë. Pas përplasjes me policinë, Banda Barrow la dy oficerë të vdekur.

Banda iku nga skena, por la pas shumë nga pasuritë e tyre, duke përfshirë një arsenal të madh armësh, një poezi të shkruar me dorë nga Bonnie dhe një aparat fotografik.

Policia i printoi fotot dhe zbuloi imazhe të Bonnie, Clyde dhe anëtarëve të tjerë të bandës që drejtonin armët nga njëri-tjetri. Fotot u dërguan në media së bashku me poemën e Bonnie ‘Suicide Sal’ dhe Banda Barrow u bë lajmi i faqes së parë në të gjithë vendin.

Fama e tyre e re e bëri të thjeshtë kapjen, por aktivitetet kriminale të bandës vazhduan pavarësisht kësaj, zakonisht duke marrë formën e grabitjeve, rrëmbimeve dhe vrasjeve.

Shumë historianë thonë se Clyde e dinte që herët se e vetmja rrugëdalje për të ishte vdekja – dhe më 23 maj 1934, profecia e tij u realizua.

Të romantizuar nga filmat, kush ishin në të vërtetë

Së bashku me Bonnie, ai sulmoi një burg në Texas, si një përpjekje për të liruar anëtarët e burgosur të bandës.

Sulmi bëri që ata të gjurmoheshin lehtësisht. Dhe policia i zuri pritë çiftit në Luizianë në 1934. Dyshja vdiqën nga një breshëri prej 130 fishekësh që u qëlluan drejt tyre nga oficerët e zbatimit të ligjit. Bonnie ishte 23 vjeç dhe Clyde ishte 25.

Në vdekjen e tyre, ata u bënë më ikonikë se kurrë, me qindra vizitorë që lundronin nëpër shtëpitë e funeralit ku ata ishin të shtrirë. Mbi 20,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Bonnie.

Pavarësisht se kanë vdekur për gati 90 vjet, Bonnie dhe Clyde mbeten famëkeq edhe sot e kësaj dite, trashëgimia e tyre u ndihmua jo pak nga filmi i vitit 1967 ‘Bonnie and Clyde’ me aktorë Faye Dunaëay dhe Ëarren Beatty, i cili romantizoi çiftin kriminal.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix11 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix11 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix12 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix12 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix12 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix12 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix12 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix12 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix12 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook