Lidhu me ne

Radar

Rritja e rrogave/ Dyfishim për deputetët dhe indeksim për të tjerët

Irritimi që provokoi rritja e pagave për deputetët dhe ministrat nuk lind vetëm nga fakti që klasa jonë politike perceptohet si më e korruptuara në të gjithë Europën. Shkak është bërë edhe një dallim shumë i madh mes kategorive që përfitojnë nga rritja e pagave nesër në parlament.

Kategoria e parë janë deputetët, ministrat, kryetarja e kuvendit dhe kryeministri, të cilëve rroga gati do t’u dyfishohet, ndërsa pjesa tjetër janë policë, mjekë, ushtarakë, mësues dhe nëpunës të tjerë të administratës, të cilëve paga do t’u indeksohet.

Komisioni i Ekonomise gjate mbledhjes ku diskutohej rritja e pagave per deputetet dhe ministrat

Arsyetimi që bënë deputetët ndërsa bëheshin gati të votonin për rritjen e rrogave të veta ishte se pagat e drejtorëve dhe këshilltarëve kishin shkuar më lart se të vetë ministrit. Kjo mungesë logjike, që sfidonte hierarkinë shtetërore u diskutua në Komisionin e Ekonomisë para se të vonohej një nismë nuk zgjati shumë dhe mori dakortësinë e mazhorancës dhe deputetëve të PD-së. Pa një pa dy, në komision u miratua dyfishimi i rrogave për deputetët, për ministrat, kryetaren e parlamentit dhe për kryeministrin.

Paga e deputetëve nga 156 770 lekë shkon në 310 250 lekë.

Paga e ministrave nga 174 760 lekë shkon në 318 750 lekë.

Paga e kryeministrit nga 228 000 lekë shkon në 393.125 lekë.

Paga e Kryetarit të Kuvendit nga 228 000 lekë shkon në 393.125 lekë.

Por cili është ndryshimi në rritjen e rrogës së deputetëve dhe pjesës tjetër të nëpunësve shtetërorë?

Nga shifrat më lart, dallohet se për deputetët kanë bërë një kapërcim kolosal për shumat e parave me të cilat paguhen, gati duke e dyfishuar rrogën e tyre. Për pjesën tjetër të administratës rritja është në kufijtë e indeksimit.

Ndiqparatë.al ka bërë një analiza të hollësishme të rritjes së pagave për të gjitha kategoritë që përfitojnë si mjekë, ushtarakë, mësues, efektivë të mesëm të policisë etj.

Nga përllogaritjet del se rritja e parave për këto kategori është afër vlerës së inflacionit, që vitin e kaluar ishte 6.7%, madje në shumë raste në një vlerë më të ulët. Vetëm në pak raste, pagat e rritura janë në vlera më të larta se shifrat e inflacionit, aty ku flitet për rritje reale të pagave. Në asnjë prej kategorive të tjera, pagat nuk kanë pësuar rritjen e lartë që deputetët dhe ministrat kanë bërë për veten e tyre, sipas analizës më poshtë:

Arsimi Para – Universitar.

Paga e një mësuesi në arsimin fillor me Master ose ekuivalent është rritur nga 62 000 lekë në 65 400 lekë, vlerë nominale rritje 3400 lekë, ose 5.5%.

Në fakt paga reale (pas inflacionit) ka pësuar ulje me minus 1.2%.

Paga e një mësuesi në shkollat e arsimit të mesëm është rritur nga 68 900 lekë në 72 800 lekë, rritje me 5.7%.

Kjo nënkupton që paga reale e tij ka rënë me 1%.

Një edukator në kopsht fëmijësh merr pas Prillit 55 400 lekë, kundrejt 52 500 lekë që merrte më parë. Rritja është në masën 5.5%, por në realitet ai mund të blejë 1.2% më pak të mira (produkte dhe shërbime) se më parë, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në finale Arsimtarët qëndrojnë në nivele të ulëta rritje të cilat po ti indeksojmë ne Inflacionin kanë të ardhura që nuk u garantojnë të njëjtën fuqi blerëse si një vit më parë.

Shëndetësi.

Mjek në hierarki të ndryshme kanë rritje të ndryshme. Përllogaritja që bëmë është sipas rritjes së pagës bazë dhe shtesave bazë pa llogaritur vjetërsitë. Mjekët specialist kanë përfituar një shtesë në pagë të deklaruar bruto prej 50 000 lekë. Nëse llogarisim rritje nominale dhe rritje reale në disa raste rritja reale flet për rezultat negativ dhe te munguar.

Një infermier me Master përfitona rritje vetëm 3400 lekë apo 5.5% që po të kalkulojmë edhe Inflacionin paga si instrument i fuqisë blerëse shënon ulje me minus 1.2%.

Efektiva Policie.

Paga e një Polici, Inspektor, u rrit nga 57 500 lekë në 61 500 lekë, rritje me 7%. Duke marrë nivelin e inflacionit për vitin 2022, rritja reale është vetëm 0.3% pasi inflacioni vjetor prej 6.7% ja ul fuqinë blerëse pagës.

Një Inspektor i dytë merr një pagë pas prillit, në masën 64 000 lekë nga 59 800 lekë që merrte përpara. Rritja nominale e pagës është 7%, por rritja reale është vetëm 0.3%.

Edhe këtu flasim për rritje të bazës pa përfshirë rritje për efekt vjetërsie e cila mbetet 2% e bazës, raporton Ndiqparatë.al.

Ushtarakët.

Pagat e punonjësve të Forcave të Armatosura u shtuan ndryshe nga pagat e punonjësve të tjerë buxhetor, në muajin mars, me vendimin nr. 102, datë 01.03.2023.

Përgjithësisht pagat e punonjësve në Forcat e Armatosura u rritën me nivelin 7%, pra në njëfarë mënyre u indeksuan me nivelin e inflacionit dhe pësuan rritje reale me 0.3%.

Policia e Burgjeve.

Një Inspektor në Burgje të Sigurisë së lartë pas Prillit 2023 merr 76 00 lekë, nga 70 400 lekë që merrte përpara. Rritja është në masën 8%, që do të thotë rritja reale është 1.3%.

Një Komisar në Burgje të Sigurisë së Lartë që merrte 89 000 lekë para Prillit, pas prill 2023, do të marrë 94 500 lekë. Rritja nominale është në masën 6.2% por me këto para ai do të blejë 0.5% më pak produkte dhe shërbime për shkak të rritjes së kostos së tyre llogaritur inflacion.

Stafe Mbështetëse Administratë.

Qeveria Shqiptare me anë të vendimit nr. 242, datë 20.04.2023, ndryshoi edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës, ku futen punonjës si roje, sanitare, recepsionist. Në këtë kategori punonjësit futen pikërisht pjesa më e madhe e punonjësve që kanë pasur paga më të ulëta sesa paga e re minimale prej 40 000 lekë. Prandaj ky vendim ka qenë detyrim ligjor për tu miratuar.

Një punonjës pastrimi sanitar pas Prillit 2023, paguhet 40 000 lekë, ndërkohë që kishte më parë pagën minimale prej 34 000 lekësh.

Një shofer i kryeministrit merr pagë 43 000 lekë, ndërkohë që merrte 37 700 lekë. Rritje me 14.1% e pagës nominale dhe 7.4% e pagës reale.

Paga e një punonjësi të ruajtjes së rendit në Gjykata bëhet 45 500 lekë nga 41 000 lekë që ishte më para. Rritja nominale është 11%, ndërkohë që rritja reale është 4.3%. Në përgjithësi paga e këtyre punonjësve është rritur në këto nivele, duke shënuar rritje reale të pagës nga 1.7% deri në rreth 11%.

Arsimi Universitar.

Profesorëve u është rritur paga me rreth 28%, përkatësisht nga 121 000 lekë në 155 400 lekë. Në ndryshim nga rritjet e tjera, arsimi i lartë parashikon vetëm pagat e stafeve akademike dhe ato mbulohen pjesërisht nga buxheti i shtetit e pjesërisht nga vetë institucionet me të ardhurat e institucionit kryesisht nga tarifa të studentëve. Ky lloj ndryshimi mund të kërkoje veç VKM së edhe vendimmarrje nga Universitetet çka parashikon se mund të mos finalizohet ne Prill.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook