Lidhu me ne

Radar

Berisha: Kurrë në histori nuk ka ndodhur që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria

Berisha: Kurrë në histori nuk ka ndodhur që koalicionit opozitar,

Kryedemokrati Sali Berisha tha se nuk ka pasur kurrë një tentativë të tillë nga mafia shtetërore për të asgjësuar opozitën.

Berisha tha se Rama u përpoq që opozita të mos hynte në zgjedhje, me ndihmën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Berisha tha se të dy ndërhynë në procesin gjyqësor të PD-së, për t’i marrë logon dhe vulën.

Kryedemokrati tha se asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria.

Berisha: Një përpjekje mafioze shqiptare- ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare, dëshmoi në mënyrën më të turpshme. Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur, kaq antikushtetuese, kaq antiligjore nga mafia shtetërore shqiptare dhe ndërkombëtare, për të shuar opozitën në Shqipëri.

Kurrë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur për ta vendosur atë në kontroll të plotë të interesave mafioze të Edi Ramës. Ju, të dashur kandidate dhe kandidatë, kryetarë të degëve, operuat në një situatë të jashtëzakonshme. Situatë me të cilën mafia shqiptare dhe ndërkombëtare, u përpoq të bëjë gjithçka që ne të mos ishim aktorë në zgjedhje në vendin tonë.

Krijoi çdo pretekst dhe mori çdo masë që ne të mos hynim në këto zgjedhje.

Edi Rama, me ndihmën e ish-ambasadores amerikane, McGonigalit me fustan, ndërhyri në procesin gjyqësor në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe i mori forcës politike vulën, logon, tre ditë para fillimit të fushatës, me qëllimin që kjo forcë politike të mos hynte në fushatë.

Kurrë në historinë e një vendi të lirë nuk ka ndodhur, që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria. Dhe ky përbën një nga aktet më të shëmtuara me qëllimin e vetëm për të goditur në zemër opozitën, për ta bërë atë fiktive. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që 61 kandidatë në 61 bashki të vendit, të kenë zero financime publike. Dhe sot pas gjithë kësaj batërdie, përfaqësojnë mbi gjysmë milionë shqiptarë dhe taksat e tyre.

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar5 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore5 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix5 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook