Lidhu me ne

Radar

Basha i prerë: PD-në nuk e drejton Berisha, e kam përjashtuar unë !

Mohon takimin me Ballën dhe dënon dhunën në parti, Basha: PD-në nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

DEPUTETET PD frame 22959 1280x720

Partinë Demokratike nuk e drejton Sali Berisha. Është përjashtuar me vendim të kryesisë pas dhunës së 8 janarit në PD”. Kështu iu përgjigj Lulzim Basha pyetjes së gazetarëve për drejtimin e PD-së, jashtë sallës së parlamentit.

Duke folur për situatën më të fundit të tensionuar në PD, Basha deklaroi se denoncon me forcë kërcënimet dhe ofendimet ndaj deputetëve dhe mediave në mbledhjen në kryesi, ndërsa lufta kundër mendimit ndryshe, sipas tij, nuk ka vend në demokraci.

Bashkë me rininë do t’i japim zgjidhje kësaj krize, zgjidhja është angazhimi i rinisë në politikë. Të respektojmë asetin e PD-së që është debati dhe respekti për fjalën e lirë. Siç e kam treguar me vepra dhe do vazhdoj ta tregoj me vepra, do të vendos interesin e demokratëve mbi interesin personal. Dua t’u them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr, do të udhëhiqem nga vullneti i tyre i lirë. S’i kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigjja ime është që e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezin i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh t’i sheshojmë në mënyrë civile”.

Ish-kryedemokrati akuzoi Ramën, Berishën dhe Metën për minimin të demokracisë dhe vjedhje të Shqipërisë.

Në 33 vjet ke 3 dinozaurë që kanë humbur zgjedhjet, kanë vjedhur Shqipërinë, janë dizenjuar si non grata, minim të demokracisë, shoqërohen me kriminelë, blejnë zgjedhje, krijojnë struktura kriminale si dako me shokë  kapen duke blerë zgjedhje dhe trajtohen në normalitet për shkak të virozës së rëndë që ka kapur Shqipërinë dhe censurës e autocensurës që ka kapur mediat. Për hir të Shqipërisë e demokratëve, kam marrë vendime dhe nuk do të udhëhiqem nga interesi im personal këtë kam bërë dhe do të bëj”.

Sipas Bashës, më 14 maj, qytetarët zgjodhën mes dy alternativave të këqija dhe kjo sipas tij duhet të marrë fund me kthimin e PD-së në shpresë për qytetarët.

“Më 14 maj, qytetarët nuk patën alternativën më të mirë, por patën mundësinë të zgjedhin mes dy të këqijave. Kjo duhet të marrë fund. E vetmja shpresë për ndryshim që është që PD-ja të kthehet në alternativë dhe të flasë me shqiptarët. Kam nisur një debat për disa ndryshime kushtetuese për të pasur mundësinë që shqiptarët të flasin me votë”.

Basha mohoi të ketë pasur një takim me Taulant Ballën dhe përsëriti se Berisha dhe Rama janë bashkë.

Me Ballën nuk kam pasur asnjë takim me të. Takohen pronarët e Syri Tv. Oligarkët Berisha e Rama janë bashkë. Edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favoret për ortakët e heshtur të trekëndëshit të Bermudës. Kemi të bëjmë me një stabilshmet që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë favoret. Koha kur hidhni akuza ndaj meje ka marrë fund”.

The video shows how Basha and Balla met in secret at the height of the  debate about the developments in DP - KRYESORE

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook