Lidhu me ne

Radar

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin: Është neutral, as për njërin e as për tjetrin

Rama përgatit draft për Kosovën pa u konsultuar me Kurtin:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për gazetarët, dedikuar situatës në Kosovë.

Edhe pse nga Bratislava u shfaq i qetë krah presidentit Aleksandër Vuçiç, Rama tha se i ka dërguar një draft për Asocacionin e Komunave, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit frencez Emmanuel Macron. Mirëpo drafti në fjalë është përgatitur pa u konsultuar me Albin Kurtin.

Rama tha se drafti nuk është as për Kurtin dhe as për Vuçiçin, por për Kosovën.

“Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe. Është dokument konfidencial dhe nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë arsyet për asosacionin. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe t’i bëjë palët të flasin për gjëra konkrete, e jo me vete dhe për vete. Aryseja pse e ndaj publikisht sot është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spectator. Nuk e kam detyrim të konsultohem. Drafti është neutral as për njërin e as për tjetrin”, deklaroi Rama.

Pavaraësisht se më lart deklaroi se do suksesin e Albin Kurtit, Rama vijon ta kritikojë kryeministritn e Kosovës. Sipas tij, Serbia po bën të njëjtën gjë që ka bërë gjithmonë, pra dhunën, ndërsa Kosova po bën tjetër gjë, që rrezikon sanksionimin.

“Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot”, deklaroi Rama.

I pyetur se pse në Bratislavë u shfaq më i qetë për situatën që sot e quan alarmante, Rama tha se është më shumë i shqetësuar për tkurrjen që i bëhet Kosovës në sy të aleatëve.

Nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Ose humbja e Kosovës në aspektet e një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave tuaja. Për këto jam shumë i shqetësuar”, shtoi Rama.

MË TEPËR

Kryesore9 minuta më herët

Zgjidhja nuk është bashkimi i opozitës, por çlirimi i saj nga Sali Berisha

Erl Kodra Kur Sali Berisha u sanksionua më 19 Maj 2021 nga Departamenti i Shtetit si person non-grata, automatikisht Partia...

Radar13 minuta më herët

Mcgonigal zbuloi blofin e dëshpëruar të opozitës

Nga Endri Tafani Ishte evidente nga materialet e dosjes McGonigal që nuk mund të kishte dënim apo akuzë penale ndaj...

Mix20 minuta më herët

‘The Nun 2’, filmi më i ndjekur i momentit dhe pse njerëzit adhurojnë horrorin

Pavarësisht zhurmës së Barbie-t. filmi më i ndjekur gjatë fundjavës së fundit ishte The Nun 2. Me një fitim 30.1...

Radar29 minuta më herët

Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela Kukësi sërish e hodhi Saliun në batakun e humbësit. Ishte logjike: kukësianët punojnë në Angli me shumicë...

Mix22 orë më herët

Gisele Bündchen flet për mendimet e vetëvrasjes në kulmin e karrierës: ‘Ndihesha e mbytur’

Gisele Bündchen foli me sinqeritet në një intervistë të re për problemet e shëndetit mendor që përjetoi në kulmin e...

Mix22 orë më herët

Një listë me parfume për meshkuj, perfekte për dhuratë

Zgjedhja e një parfumi si dhuratë për një burrë mund të jetë një gjest i menduar dhe personal. Megjithatë, preferencat...

Kritike22 orë më herët

Politika e “marrjes me të mirë” nuk funksionon me Serbine !

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve....

Radar22 orë më herët

Sulmi në veri të Kosovës, Berisha: Akt kriminal i frymëzuar dhe sponsorizuar nga Beogradi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin në Leposaviç të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlluan për...

Kryesore22 orë më herët

Vrasja e policit në Kosovë, Rama reagon me rezerva, asnjë kritikë për Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i fundit nga krerët e lartë të shtetit lidhur me ngjarjen e rëndë në veri...

Kioske2 ditë më herët

Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?

Në një intervisë për News 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për...

Facebook