Lidhu me ne

Mix

3 ushqimet që duhet të hani pas të 40-ve

200809124608 kinoa 768x512 1

Shkalla e metabolizmit fillon të ulet pas të 40-ave, nivelet e estrogjenit bien dhe elasticiteti vaskular zvogëlohet. Të gjitha këto e vështirësojnë rënien në peshë dhe rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme. Mirëpo, duke bërë ndryshime të vogla në dietën tuaj të përditshme, ju mund ta mbani trupin tuaj të shëndetshëm dhe plot energji.

Avokado
Ky frut, me shijen e tij karakteristike neutrale të gjalpit, i përket kategorisë së superushqimeve pasi grumbullon një mori lëndësh ushqyese që promovojnë një shëndet të mirë. 100 gram avokado japin 160 kalori, 9 gram karbohidrate, 7 gram fibra, 2 gram proteina dhe 15 gram acide yndyrore mono të pangopura. Kontribuon në funksionimin e qetë të sistemit tretës, në uljen e presionit të gjakut, në uljen e kolesterolit total, duke rritur ndjenjën e ngopjes, duke kufizuar kështu nevojën për të ngrënë për disa orë më pas.

Fasule
Fasulet e thata janë një ushqim me shumë vlera ushqyese dhe kjo reflektohet në faktin se janë në bazën e piramidës mesdhetare, pra janë ndër ushqimet që duhen konsumuar me frekuencë të madhe. Është një burim i rëndësishëm i proteinave, vitaminave, fibrave dietike.

Kuinoa
Drithërat integrale, të tilla si quinoa, ofrojnë vitamina esenciale, minerale dhe fibra, të cilat ndihmojnë në rregullimin e sistemit tretës dhe ju mbajnë të ndiheni më të ngopur gjatë gjithë ditës. Ka më shumë proteina se drithërat e tjerë dhe është një proteinë e plotë, që do të thotë se përmban të nëntë aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit. Nuk përmban gluten.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook