Lidhu me ne

Mix

Djersitja si problem shëndetësor dhe kurat për parandalimin e saj

Why Do I Sweat So Easily: Causes, Remedies, Treatment, More

Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjëndra djerse të cilat janë të shpërndara kudo. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës. Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin. Në këtë artikull do të mësoni për dëmet që shkakton në organizëm djersitja e tepërt.

Çfarë është hiperhidroza?

Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme. Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës. Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës. Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor.

 Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë. Një person i tillë nuk mund të mbajë telefonin në duar për shkak të djersës. Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë. Një person që vuan nga hiperhidroza pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet. Ky problem nxit ankthin dhe depresionin.

Hiperhidroza prek 4.8% të popullsisë dhe kryesisht grupmoshat nga 18-39 vjeç. Në shumicën e rasteve, ajo shfaqet përpara moshës 10 vjeç. Simptomat janë simetrike. Njeriu mund të djersijë nga duart, këmbët, sqetullat, fytyra, koka e në zona të tjera të trupit. Ekspertët sugjerojnë kurat e mëposhtme kundër djersitjes së tepërt në duar dhe këmbë.

Uthulla e mollës

Uthulla ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët. Hidhni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët. Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.

Çaji

Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersitni më pak. Përdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë. Kur uji të jetë ftohur mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.

Soda e bukës

Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë ph e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve. Ajo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve. Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.

Niseshteja e misrit

Pudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës. Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.

Këshilla të tjera

Leckat e lagura me përmbajtje alkoolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht. Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz. Çaji i sherebelës është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tanik që ka aftësi shtrënguese. Pini çaj sherebele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook