Lidhu me ne

Kioske

Ngushëllimet më të sinqerta! Loja nuk je Ti!

Kjo është arsyeja pse Edi Rama ka frikë në Kosovë - Bota Sot

Ça nuk lexon në këto momente! Hienat mediatike të Edi Ramës janë lëshuar në grup për t’i bërë gjyqin Albin Kurtit pse nuk priti Edi Ramën. Edin, të vetmin dhe të papërsëritshmin Edi. Nuk priti burrin e shtetit(mos qeshni), vizionarin e Rajonit, europianin par exellence, patriotin e mençur, politikanin modern, artistin. Kurti iu përvodh një takimi me historinë, me rrjedhat e saj. Ngjan si ata njerëzit që refuzojnë të blejnë biletën fituese. 

Dhe me këtë rast, këta idhujtarë gjenuinë të Edit, po gjykojnë një kryeministër tjetër duke vënë në dukje mëkatet e tij. Që nga vetëizolimi e deri te mediokriteti. Akademikë të stërvitur të zhurmës dhe rrëmetit, rrufjanë të berihait, këta thinjoshë të kalemit dhe fletërrufeve janë ngritur në këmbë për të sqaruar popullin shqiptar se Lideri nuk u prit në Kosovë nga një batakçi pa tru, pa din e pa iman, që nuk e kupton se ku po shkon. 

Në fakt gjërat janë ndryshe dhe më të thjeshta. Ky që e mbajnë këta sot për vizionar është ai njeriu i rëndomtë i videos me Nasip Naçon dhe Lefter Kokën. Është ai që nuk po e vjedh dot vëmendjen kësaj radhe, vdiq i ziu, po djersin që të jetë ai Loja, jo një mushkë politike nga Kosova siç edhe zografis ai politikën. Janë më të thjeshta sepse në politikë ka edhe kundërshti dhe nuk ka pse një kundërshti të amballazhohet si fundi i botës. 

Janë edhe më të thjeshta se kaq xhanëm. Jemi një vend me qeveri hajdutësh. Banditësh. Fakt ky, i provuar, përjetuar dhe normuar. Po xhanëm edhe sikur ky zulmëmadhi publicitar të jetë kështu si e pasticifikojnë këta të mjerët që u iku jeta si zëdhënës, ka të drejtë kushdo që të thotë: nuk e takoj se nuk është ndonjë farë burri. Se edhe nga piktura nuk marr vesh, edhe i gjatë nuk jam aq sa për të nisur lojën me top, edhe për të qeshur kot nuk më qeshet, plus që nuk di as të flas për kollarot dhe xhaketat. Po edhe qejf të madh të më përqafojë për hajgare dixhitale nuk ma dheks shumë. 

Quajini komplekse – i erdhi dita Tiranës të gjykojë të tjerët për komplekse – por ndodhin. Ndaj përtypeni, mirë e mirë dhe gëlltiteni siç ua do zakoni bashkë me idhullin prej argjili faktin që dikush në Kosovë nuk pordhi për dikë të Madh nga Tirana. Kush thotë se në këtë zhurmë ka politikë, gabohet. Është zhurmë për të thënë: Jam unë. Jam Edi, i madhi dhe i vetmi, i vërteti. Kam fakteqësinë që nuk më kupton kush!

Ngushëllime! Futi një skenar për film se edhe pse nuk ia thua për asgjë, sallën plot do e kesh. Shqipëria ka ditur përherë të tallë edhe duke e begenisur Tjetrin!

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook