Lidhu me ne

Mix

Shqetësimet që shkakton kondicioneri gjatë sezonit të verës dhe masat që duhet të merrni

Sëmundjet që mund t’iu shkaktojë kondicioneri gjatë

Për shkak të valëve të të nxehtit ekstrem, janë të shumtë njerëzit që i drejtohen përdorimit

të ajrit të kondicionuar gjatë stinës së verës. Nëse nga njëra anë ky mjet është thuajse i domosdoshëm për të përballuar vapën e madhe, nga ana tjetër rezulton të jetë tinëzar sepse nëse përdoret pa kujdes nuk është një aleat i shëndetit tonë.

Faji bie mbi të gjitha tek ndryshimet e papritura të temperaturës që pëson trupi kur kalon nga i nxehti në një mjedis frigoriferik. Dhimbjet e fytit, e ftohura, dhimbjet e muskujve prekin veçanërisht njerëzit më të brishtë. Por nuk kursehen as ata që janë të shëndetshëm.

Për më tepër, nuk duhet të nënvlerësohet mosfunksionimi i kondicionerit dhe gjendja e tij higjienike. Pastrimi i rregullt i filtrave është në fakt thelbësor për të eliminuar bakteret dhe viruset që mund të shkaktojnë pasoja të rënda mbi trupin tone. Po cilat janë shqetësimet tipike të shkaktuara nga ajri i kondicionuar?

Ajri i kondicionuar dhe e ftohura

Rrjedhje hundësh, lotim të syve dhe teshtitje. Këto janë simptoma tipike të një ftohjeje të shkaktuar nga ajri i kondicionuar, që duke dehidratuar mukozën e rrugëve të frymëmarrjes, e ekspozon atë ndaj sulmit të mikroorganizmave të ndryshëm.about:blank

Organi i parë që vuan nga ndryshimet e papritura termike është fyti i cili shfaqet i kuq dhe i acaruar. Në të njëjtën kohë, mund të përjetoni ndjesinë e djegies dhe vështirësi në gëlltitje. Nuk janë të rralla as enjtja e nyjave limfatike në qafë dhe ngjirja apo humbja e përkohshme e zërit.

Ndonjëherë preket trakti i poshtëm i frymëmarrjes, duke shkaktuar trakeit apo edhe bronkit, i cili kërkon një trajtim mjekësor specifik. Në rastin e simptomave të lehta, duke u konsultuar gjithmonë me mjekun apo farmacistin tuaj, mund t’i drejtoheni ilaçeve natyrale. Ndër më efektivet janë mjalti, vaji i pemës së çajit, trumza, sherebela dhe produktet balsamike me bazë eukaliptin dhe nenexhikun.

Dhimbje koke

Nuk dihet ende shkaku i dhimbjes së kokës që shfaqet pas një periudhe të caktuar ekspozimi ndaj ajrit të kondicionuar. Por shumë studime besojnë se dhimbja e kokës është rezultat i zgjerimit të papritur dhe i ngushtimit të mëvonshëm të arteries cerebrale anteriore.

Pra truri e mbron veten nga temperatura e ulët duke e shtuar qarkullimi e gjakut në zonë. Dhimbja e kokës në këtë rast identifikohet shumë lehtë:ajo është therëse, shtypëse ose pulsuese, dhe qetësohet në më pak se 30 sekonda para se të rishfaqet. Po ashtu lokalizohet në nivelin e tempujve apo ballit.

Në përgjithësi çrregullimi largohet vetvetiu. Por nëse është shumë i bezdisshëm mund të lehtësohet duke marrë një analgjezik. Të shkëlqyer në këtë rast janë edhe çajrat bimorë me bazë kamomilin, balsam limoni dhe sanëzës, të cilat sjellin relaksim.

Sytë e thatë

Një nga pasojat më të shpeshta të qëndrimit për një kohë të gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar është tharja e syve. Gjëndrat meibomiane, të vendosura në skajet e qepallave, sekretojnë një substancë, e cila e lubrifikon sipërfaqen e syrit dhe e vonon avullimin e shtresës së lotit.

Kur sipërfaqja e syrit është e ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar ajo thahet. Dhe shfaqen disa simptoma të kësaj gjendje:skuqje, djegie, dhimbje, fotofobi (bezdi nga drita e diellit), ndryshim të shikimit dhe ndjesia sikur keni diçka të huaj në sy.

Ndonjëherë simptomat janë aq shumë të forta, saqë është i nevojshëm përdorimi i lotëve artificialë ose xhelave lubrifikues. Një ndihmë e vlefshme ofrohet edhe nga natyra. Për shembull, mendoni pak qeset e vogla me kamomil, që vendosen mbi sy pasi janë zier në ujë.

Ky veprim mund të përsëritet disa herë gjatë ditës. Jo më pak të dobishme janë fetat e kastravecit, të cilat vendosen direkt mbi qepallat e syve. Vetitë e tyre janë hidratuese, qetësuese dhe anti-inflamatore dhe garantojnë një lehtësim të menjëhershëm të gjendjes.

Qafa e ngurtë

Të gjithë vuajnë herët a vonë nga ngurtësimi i qafës (tortikoliza), së shkaktuar nga përdorimi i kondiocionerit. Është një gjendje e karakterizuar nga lëvizshmëri e kufizuar apo edhe bllokim i qafës, muskujt e së cilës duken se janë shumë të kontraktuar.

Simptoma kryesore është vështirësia në rrotullimin, përkuljen dhe shtrirjen e qafës. Kjo shoqërohet me dhimbje akute dhe simptoma të tjera si brakialgjia dhe ngurtësimi i muskujve të qafës së mitrës tek gratë. Terapia klasike për tortikolizën bazohet në pirjen e barnave analgjezike, anti-inflamatore dhe relaksuese të muskujve.

Dhimbja mund të lehtësohet edhe me ushtrime specifike. Sa i përket ilaçeve natyrale, shumë efektive janë shafrani i Indisë dhe xhenxhefili.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix6 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix6 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix6 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix6 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix6 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar7 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport7 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix7 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix7 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook