Lidhu me ne

Mix

Dua Lipa, ka disa sekrete që e mbajnë në super formë

Sekretet e Dua Lipa, që e mbajnë në super formë

Që kur lançoi albumin e saj debutues në vitin 2017, Dua Lipa ka dhuruar më shumë sesa thjesht performanca mahnitëse në skenë. Nga kthimi në ambasadore nderi në vendin e saj, Kosovë, deri te të qenit ‘cochair‘ në Met Gala-n e këtij viti, këngëtarja është futur në stratosferën e superyjeve dhe ajo sapo ka filluar.

Teksa fama e saj vazhdon të rritet, jeta e yllit të Pop-it është bërë gjithnjë e më e ethshme. Teksa realizoi 82 shfaqje në turneun e saj botëror “Future Nostalgia” vitin e kaluar, Lipa gjithashtu përfundoi sezonin e dytë të podcast-it të saj, “Dua Lipa: At Your Service”, i cili është i lidhur me platformën e saj, Service 95. Me gjithë këtë ngarkesë, ka një gjë që duket se i mban këmbët Lipës në tokë: përkushtimi i saj për t’u kujdesur për veten si brenda, ashtu edhe jashtë.

Pavarësisht nëse është në shtëpi apo në turne, Lipa e ka bërë të qartë se rutina e saj është e panegociueshme. “Është një mënyrë jetese kaq e ngarkuar, më duket se duhet të përpiqem të bëj diçka për veten time çdo ditë”, tha ajo për’ Viva Magazine’ në 2018.

Nga stërvitja deri tek ushqyerja, Lipa mbështetet në disa praktika thelbësore për të qëndruar në formë fizikisht dhe mendërisht. Ja gjithçka që dimë për rutinën e saj.

Ajo preferon stërvitje të shkurtra dhe me impakt të lartë

Mes koncerteve, intervistave dhe angazhimeve të shumta, Lipa është padyshim e zënë. Por ajo përpiqet të gjejë gjithmonë kohë për të ushtruar – edhe nëse është vetëm për 15 minuta.

“Përpiqem dhe stërvitem sa më shumë që të mundem”, tha Lipa për Viva. “Më pëlqen të bëj diçka që është vërtet e shpejtë dhe ka impakt, si një seancë HIIT 15-minutëshe që mund ta bëj përpara se të filloj ditën time.”

Stërvitja me intervale me intensitet të lartë funksionon më së miri me orarin e saj pasi është një stërvitje super-efikase, duke dhënë shumë përfitime në një afat të shkurtër kohor. “Është stërvitje me intervale me intensitet të lartë, por është kaq e shpejtë, saqë duket sikur mbaron ende pa filluar!” tha Dua për Vogue në një intervistë të vitit 2017.

Kohët e fundit, Lipa preferon stërvitjet e bazuara në mendje-trup dhe forcë në vend të kardio-duke përfshirë Pilates, për të cilin shumë të famshëm po flasin për momentin. “Më pëlqen gjithashtu të bëj joga, Pilates ose stërvitje me pesha,” tha Lipa për Refinery29 në 2021.

Ndryshon ushtrimet

Nëse nuk është tashmë e qartë, Lipa nuk i përmbahet vetëm një lloj ushtrimi – asaj i pëlqen t’i ndryshojë gjërat në palestër.

“Kur kam pak më shumë kohë, më pëlqen të miksoj shumë ushtrime të ndryshme, të gjej stërvitje të ndryshme në cilindo qytet ku ndodhem, qoftë joga, Pilates, boks ose spinning. Çfarëdo që të jetë, përpiqem të ndryshoje çdo ditë për t’i bërë gjërat interesante”, tha Lipa për Viva.

Seancat e boksit janë të preferuarat e saj për më shumë se një arsye. “Më pëlqen që është padyshim një stërvitje për të gjithë trupin. Që kur kam filluar boksit, ndoshta kam qenë në formën më të mirë ndonjëherë”, tha Lipa për Viva. “Është gjithashtu një qetësues i madh dhe largon stresin”.

Dita nis herët në mëngjes

Orari i Lipës mund të ndryshojë çdo ditë, por një gjë mbetet e njëjtë: stërvitjet në mëngjes. “Mëngjesin e kam kohë për veten time dhe gjithmonë mundohem të gjej kohë.” tha Lipa për Glamour UK në një intervistë të vitit 2022.

Sipas intervistës së saj me ‘Refinery29’, në të cilën ajo foli mbi rutinën e saj të përditshme, Lipa zgjohet rreth orës 7:30 të mëngjesit çdo ditë dhe menjëherë del shëtitje së bashku me qenin e saj, Dexter. “Shëtitjet tona janë mënyra perfekte për të mbajtur mendjen time në formë gjatë ditës”, tha Lipa. “Gjatë ecjes, mendoj mbi synimet dhe planet e mia për ditën.”

Pas shëtitjes së saj, Lipa zakonisht shkon direkt në stërvitje.

Yoga është një praktikë e përditshme

Pavarësisht se ku e çon puna e saj, Lipa sigurohet që të bëjë një praktikë solide joga – dhe kjo dëshmohet nga shumë pastime në Instagram që e tregojnë atë duke joga kudo nga Kopenhaga në shkretëtirë. Yoga është aq integrale për mirëqenien e saj, sa këngëtarja i tha Vogue në një intervistë se: “Unë gjithmonë udhëtoj me dyshekun tim të jogës”.

Ajo nuk stërvitet vetëm

Disa njerëzve u pëlqen të stërviten vetëm, por Lipa është e kundërta: “Më pëlqejnë klasat e stërvitjes ose të punoj me një trajner”, tha ajo për Viva. “Ndjehem sikur jam e padobishme vetë, kështu që preferoj të jem rreth njerëzve të tjerë që punojnë me mua”.

Për Lipën, stërvitja nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimin në formë, por edhe si një mundësi për të që të lidhet me njerëzit e saj të preferuar dhe të kalojnë kohë me njëri-tjetrin.

Kur bëhet fjalë për ushqimin

Lipa është e fiksuar me ushqimin. “Përpiqem të jem sa më e shëndetshme”, tha Lipa për Viva. “Unë kurrë nuk e ndaloj veten të ha gjëra të pashëndetshme, por përpiqem ta kufizohem në ditët kur nuk jam aq e zënë, sepse nëse ha një donut zakonisht më fut në koma ushqimore!”

Lipa shprehet hapur edhe për dashurinë e saj për ushqimin shqiptar, sidomos kur gatuhet nga mamaja e saj. “Unë gjithmonë pres me padurim ushqimet shqiptare pas një qëndrimi të gjatë në turne”, tha ajo në videon e Vogue.

Konkretisht, “pite me spinaq është një nga pjatat e mia të preferuara shqiptare”, tha Lipa në një intervistë për First We Feast. “Është me spinaq dhe djathë dhe është e shijshme”. Në të njëjtën intervistë, Lipa ndau dashurinë e saj për suxhukun dhe ajvarin.

Kur vjen puna për të ushqyer pas një stërvitje, ushqimi i preferuar i Lipës, sipas intervistës së saj për Viva, është banania me gjalpë kikiriku. Por në fund të ditës, ajo ha çdo gjë që e bën të ndihet mirë.

Ajo e di se si të çlodheni

Duket sikur Lipa është gjithmonë në lëvizje, por këngëtarja e di se çfarë i duhet për t’u çlodhur në fund të një dite të ngarkuar. Kur është në turne, rutina e saj e natës përbëhet nga dy gjëra të rëndësishme: “Shumë gjumë dhe shumë çaj”, tha Lipa në videon e Vogue.

Kur është në shtëpi, zakonisht i pëlqen të shtrihet në shtrat rreth orës 21:0  dhe të ketë një moment të qetë për veten e saj. “Zakonisht e kaloj këtë kohë për të kontrolluar veten dhe për të praktikuar mirënjohjen”, tha Lipa për Refinery29. “Më pëlqen gjithashtu të marr 30 minuta për të medituar para gjumit për më shumë qetësim.”

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix21 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix21 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix21 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook