Lidhu me ne

Aktualitet

Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros” shndërrohet në masiv betoni e vilash

Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e quajti një “pikëz të vogël” atë pjesë që do të shkëputej nga Parku i Butrintit, për t’u kthyer në resort privat nëpërmjet një “investimi strategjik”.

Tashmë, Plazhi i Manastirit, pra ajo “pikëz e vogël” është shndërruar në një masiv vilash prej betoni, të cilat kanë bllokuar tërësisht aksesin e pushuesve në një prej gjireve më të bukura të Rivierës Shqiptare.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Kantieri i vilave në Plazhin e Manastirit

Në këto momente, Plazhin e Manastirit, në periferinë perëndimore të Sarandës, mund ta shijosh vetëm duke kaluar në rrugë detare, pasi kantieri i ndërtimit e ka bllokuar tërësisht aksesin nga toka.

Pasi “investimi strategjik” të përfundojë, aksesi në atë plazh do të jetë vetëm i atyre fatlumëve, të cilët do të blejnë vila me një çmim më së paku 4 mijë euro metrin katrorë, siç u shprehën punonjësit e kantierit, në mungesë të dijenisë se po flisnin me gazetarë të “Boldnews.al”. Megjithatë, shifra nuk është e konfirmuar.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Pamje e gjirit Plazhi i Manastirit

Askush tjetër nuk do të lejohet të shijojë brigjet që kanë qenë të hapura ndër shekuj për banorët e zonës, por edhe për turistët që u shtuan pas viteve ’90. Pjesë e parkut të Butrintit, ajo do të jetë një “zonë private”, pasi kështu vendosi ta shpallë Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Shkatërrohet parku për beton

Në 2 Dhjetor 2021, komiteti KIS miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Manastiri Resort”, me subjekt aplikues “Albstar” shpk, në pronësi të biznesmenit Sadik Ismailaj.

Subjekti aplikues propozon zhvillimin e një investimi i cili synon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje hotel dhe struktura akomoduese me rreth 33 njësi të ndara me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme etj.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për “Manastiri Resort”

Projekti zë një sipërfaqe zhvillimi prej 53,467 m², pronë private, në Ksamil, Bashkia Sarandë.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Manastir Resort – Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë” parashikohet të jetë 28.000.000 (njëzet e tetë milion) Euro.

Vendimi për ndërtimin e Resortit në territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit ishte i njëkohshëm me vendimin e qeverisë për të dorëzuar menaxhimin e tij në duart e një fondacioni privat, si edhe i parapriu një tjetër vendimi qeveritar që zvogëloi hartën e Parkut.

Jashtë Parkut mbeti “kjo pikëz e vogël”, siç e konsideroi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zonën ku do të ndërtohej grupi i vilave, gjatë një seance parlamentare në Korrik 2022.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Ministrja e Kulturës, Kumbaro, e konsideroi “pikëz” zonën ku do të ndërtohet “Manastiri Resort”

Këto vendime në seri të qeverisë nxitën reagimin e fortë të opozitës. Dy prej deputetëve të saj, Agron Shehaj dhe Ina Zhupa, që ngritën zërin më shumë për këtë çështje, e konsideruan si “aferë 28 milionë euro” për të prishur Parkun e Butrintit dhe për t’ia dhënë klientëve qeveritarë e njerëzve pranë saj.

Këtu, deputetët e opozitës i referoheshin kompanisë “Albstar”, e cila rezulton se ka fituar miliona euro nga tendera publikë të qeverisë (rreth 50 mln euro vetëm në periudhën 2019-2023, sipas “spending.data.al”, shën.red) , si edhe kompanisë “Andi” shpk të Andi Gjiknurit.

Zvogëlimi i Parkut

Në 26 Janar të vitit 2022, Këshilli i Ministave miratoi vendimin për të zvogëluar me rreth 800 hektarë Parkun e Butrintit. Në këtë hapësirë të shkëputur nga Parku përfshihet edhe territori ku u vendos të ndërtohej investimi strategjik “Manastiri Resort”.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Vendimi i Këshillit të Ministrave, 26 janar 2022, për zvogëlimin me 800 ha të Parkut të Butrintit

Për zbatimin e këtij projekti, u krijua shoqëria “Manastiri Resort”, i përbërë nga bashkimi i “Finman” shpk, një kompani në pronësi të Sadik e Idajet Ismailaj dhe “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit.

Shoqëria “Manastiri Resort” u krijua me një marrëveshje që mban datën 16 nëntor 2021, pra vetëm dy javë para se Komiteti i Investimeve Strategjike të miratonte statusin e “investitorit strategjik” për këtë projekt.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Familja Ismailaj dhe Andi Gjiknuri regjistrojnë shoqërinë “Manastiri Resort” dy javë para miratimit të “investimit strategjik”

Rreth një vit pas këtij bashkimi, kompania e Gjiknurit vendosë të largohet nga investimi, duke i shitur aksionet e saj tek “Finman”. Vlera e këtij transaksioni nuk është publikuar në kontratat e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të vitit 2022.Plazhi i Manastirit, “pika e voçkël e Kumbaros”Parku i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të Shqipërisë

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale”.

Sipas tyre, “Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”.

E, megjithatë, përtej shqetësimit të ambjentalistëve, projekti për betonizimin e Plazhit të Manastirit po vazhdon pa ndalur.

/Bold news

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix9 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix9 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook