Lidhu me ne

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës nuk është 128 milionë, por 1 miliard euro!

Inceneratori i Tiranës u pa ndërtuar ka marr mbi 25 milion euro - POLITIKË

Nga Klodian Tomorri 

Mos e ofendoni inceneratorin me 128 milionë euro!

Një pjesë e kolegëve në media, por edhe politikanë shpesh i referohen koncesionit të inceneratorit të Tiranës si ‘afera 128 milionë euro’. Kjo është e gabuar dhe duhet sqaruar një herë e mirë.

Shifra 128 milionë euro është kostoja e parashikuar nga kompania koncesionare për ndërtimin e inceneratorit. Pra ishte investimi që duhet të kryente kompania private. Por nuk është kjo shifër thelbi i koncesionit. Inceneratori i Tiranës është një biznes 1 miliardë euro dhe llogaritë për këtë janë shumë të thjeshta.

1-Bashkia e Tiranës sot paguan 10 milionë euro në vit për depozitimin e mbetjeve në Sharrë. Afati i koncesionit ishte parashikuar 30 vjet. Sikur popullsia e Tiranës të mos rritet fare dhe sasia e plehrave që gjeneron qyteti të mbetet kjo që është tani, 300 milionë euro janë vetëm pagesat e bashkisë së Tiranës.

2-Qarku dhe Durrësi

Kontrata është për të gjithë qarkun e Tiranës. Dhe qarku nuk është vetëm Bashkia e Tiranës. Veç saj janë dhe Bashkia e Vorës dhe Kavaja. Përtej këtyre bashkive, pasi koncesioni u dha atij iu shtua dhe qarku i Durrësit. Të gjitha këto janë 5 milionë euro shtesë në vit. Për 30 vjet bëjnë 150 milionë euro të tjera.

3-Dherat dhe inertet

Ky është burimi më i madh i të ardhurave të koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Shikoni vetëm një llogari. Në vitin 2021 kompania Integrated ‘Energy BV’ arkëtoi 25 milionë euro. Nga këto 10 milionë euro erdhën nga pagesat e bashkive, 15 milionë euro të tjera ishin nga dherat dhe inertet e ndërtuesve. Kujtoni papaqet e policisë që rrinin gjithë natën në gropat e ndërtuesve. Pra, për 30 vjet dherat dhe inertet shkojnë 450 milionë euro të tjera.

Rezultati, 300 milionë euro nga Bashkia Tiranë plus 150 milionë euro nga bashkitë e tjera të qarkut dhe Durrësi plus 450 milionë euro nga dherat. Në total bëjnë 900 milionë euro.

Këto të ardhurat e tjera, nga shitja e skrapit, nga shitja e letrës etj etj vendosini vet sa të doni. Por në finale do të keni këtë rezultat. 1 miliardë euro. Kaq është koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

Dhe ky është vlerësim konservator, që bazohet mbi supozimin se inceneratori nuk ndërtohet fare. Sepse po të ndërtohej duhen llogaritur dhe flukset e të ardhurave nga shitja e energjisë që do të prodhoje ai. Por kjo është në xhep. Ndaj mos e ofendoni kur i thoni afera 128 milionë euro.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar8 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar9 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook