Lidhu me ne

Aktualitet

Republika e koncesioneve/ 17 kompanitë që fituan 155 milionë euro

Pesha e koncesioneve në ekonominë shqiptare po rritet me shpejtësi. Po kështu edhe fitimet që kompanitë koncesionare marrin nga kontratat e tyre, që në pjesën dërrmuese janë monopole me ligj.

Oligarkia.al analizoi bilancet e 17 kompanive kryesore koncesionare në Shqipëri, pa përfshirë ato në fushën e prodhimit të energjisë. Sipas bilanceve të dorëzuara na Qendrën Kombëtare për vitin 2022, këto kompani realizuan një xhiro prej mbi 600 milionë eurosh duke regjistruar një fitim bruto para taksave në masën 155 milionë euro. Por cilat janë koncesionet që fituan më shumë para gjatë vitit të kaluar?

Bankers në majë

Sipas bilanceve, në vendin e parë rezulton Bankers Petroleum. Kompania me pronësi kineze, e cila ka me koncesion shfrytëzimin e vendburimit të naftës në Patos Marinzë, vitin e kaluar regjistroi një fitim fiskal para taksave prej 7 miliardë lekësh ose 67.1 milionë eurosh me kursin aktuali (1 euro = 105 lekë).

Fitimet e kompanisë kineze kanë shpërthyer pas rritjes së fortë të çmimit të naftës që shkaktoi lufta në Ukrainë. Me çmimin që vitin e kaluar u luhat nga 80 deri në 120 dollarë për fuçi, Bankers ka arkëtuar si para si asnjëherë tjetër më parë.

Regjimi tatimor, që qeveris shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, parashikon se në momentin që kompanitë koncesionare rekuperojnë koston, fitimi ndahet përgjysmë me shtetin. Por edhe pse e shfrytëzon vendburimin më të madh të naftës, prej gati 20 vjetësh tashmë, Bankers nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi deri tani.

Teorikisht koeficienti i rekupuerimin të kostos është arritur, por mes qeverisë dhe kompanisë ka debate, për shkak se Bankers kërkon kompesim të rritjes së rentës dhe taksimit të lëndëve të para sipas klauzolës së stabilitetit që ka në kontratën koncesionare. Rrjedhimisht edhe për vitin e kaluar, me shumë gjasa kompania do të vazhdojë të mos paguajë tatim mbi fitimin.

Aeroporti dhe pasaportat

Në vendin e dytë, pas kinezëve të Bankers, renditet Aeroportit i Tiranës. Kompania koncesionare deklaroi një fitim para taksave në masën 34.5 milionë euro për vitin e kaluar si pasojë e rritjes së fluksit të pasagjerëve dhe bumit turistik që po kalon vendi.

Podi i treshes së koncesioneve me fitimet fiskale më të mëdha mbyllet me Aleat. Kompania që kishte me koncesion për gati 15 vjet prodhimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, e mbylli vitin e fundit të kontratës me një fitim para takseve prej 16.5 milionë euro. Tashmë ky koncesion ka përfunduar dhe prodhimi i letërnjoftimeve do të realizohet përmes kompanisë shtetërore IdentiTek.

Krom, plehra dhe SPAK

Lista vazhdon me Albchrome, në vendin e katër. Kompania që ka me koncesion shfrytëzimin e disa vendburimeve të kromit në Shqipëri, ende nuk e ka dorëzuar bilancin e saj të plotë. Por sipas bilancit të mëmës, rezulton se për vitin e kaluar Albchrome ka ndarë 13.1 milionë euro dividend për kompaninë mëmë. Gjithsesi ky është niveli dysheme i fitimit që koncesioni i kromit ka realizuar për vitin e kaluar, pasi mund të mos e ketë destinuar të gjithë fitimin si dividend për mëmën.

Pesëshja e parë mbyllet me kompaninë Integrated Energy. Kompania, që nga publiku njihet më së shumti si inceneratori i Tiranës, vitin e kaluar rezulton të ketë realizuar një fitim fiskal para taksave prej 6.5 milionë eurosh. Tashmë kjo kompani është nën administrim shtetëror për shkak të sekuestrimit nga SPAK.

Lista vazhdon me portin MBB, skanimin, sterilizimin, pullat fiskale dhe markimin, të cilat kanë regjistruar një fitim bruto nga 1.6 milionë deri në 3.1 milionë euro.

Syri i keq

Nga të 17 koncesionet e realizuara vetëm njëra rezulton me humbje. Ajo është kompania EMS, që ka terminal lindor në Portin e Durrësit. Biznesi i kompanisë gjermane ka shënuar tkurrje të ndjeshme pas ndryshimeve në Portin e Durrësit dhe nënshkrimit të kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë arabe Eagle Hills për ndërtimin e Portit Turistik.

Për këto mosmarrëveshje, kompania EMS e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ku kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare për prishje të njëanshme të kontratës.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix9 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix9 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook