Lidhu me ne

Mix

MUSINE KOKALARI PËR KOMUNISTËT: NUK JANË MË TË MENÇUR SE NE, POR U TREGUAN TË VENDOSUR

Musine Kokalari: “Mendime të çastit më vinë në kokë sa herë që shoh veten, ose rri në odë dhe s’më lexohet. Shikoj me sytë e mendjes dhe peshoj gjithë sa ka ndodhur në jetën time dhe rrotull meje.

Musine Kokalari
Ky revolucion përmbysi çdo gjë që kishim trashëguar nga e kaluara. Vazhdimisht është një luftë shoqërore me njerëz që një çikë ndahen, bien thyejnë hundët.

Është një gjyq i pandërprerë që bëhet me të gjallët, me të afërmit, me të njohurit dhe me të vdekurit. Sa njerëz në rrugën e nisur e kanë ndihmuar në kuptimin e vërtetë zhvillimin shoqëror dhe sa prej tyre, në emër të këtij zhvillimi e kanë penguar atë.

Marrëdhënie të ndërlikuara. Në mendjen time kam menduar vazhdimisht se dobësia e shtresës demokratike që u gjend në kontradiktë të hapur me regjimin e sotëm duhet të kishte ruajtur solidaritetin në dinjitetin personal, duke i bërë ballë punës së krahut, duke punuar në kushte e duke jetuar në mënyre modeste.

Dhe përse vallë duhet t’i shmangeshim kësaj rruge kur gjithçka që menduam e vepruam nuk e bëmë për ndonjë interes personal. Gjersa na e dhanë punën e krahut pse të trembeshim, duke humbur atë nevojë morale që duhet të na lehtësonte këto kthesa të rënda në jetën tonë?.

Duhet të mbanim lidhjet tona. S’kishim asgjë për të humbur më tepër dhe asgjë për të fituar. Pse u shkëputem?

Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë ne burg si shumica, në vend që t’u shmangeshim ne heshtje, t’u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët.

U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë. Me premtimin se do të merrnin një vend të mire në jetën e lirë.

Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur ne burg. Sa që persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik.

Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare.

Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet. Gjer më sot s’kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?

Në një intervisë për News 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për...

Radar5 orë më herët

Çështja McGonigal/ Berisha: Mediat lëpirëse të Ramës mashtrojnë shqiptarët

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lidhur me pasqyrimin që kanë pasur media të ndryshme në vend për skandalin...

Mix5 orë më herët

9 ëndrrat më të zakonshme/ Psikologu shpjegon kuptimin e tyre

Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në...

Kryesore5 orë më herët

Pse SPAK duhet të merret me aferën McGonigal?

Nga ELVI FUNDO Sipas mediave në SHBA, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar akuzat. Ai ka bashkëpunuar...

Mix6 orë më herët

Russell Brand iniston në pafajësinë e tij…

Russell Brand këmbëngul se është i pafajshëm pavarësisht ankesave që janë bërë kundër tij. Aktori është akuzuar nga pesë gra...

Mix6 orë më herët

A ju shëndosh rrushi? Njihuni me përfitimet shëndetësore prej tij

Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese....

Mix6 orë më herët

Mikrobet në furçën e dhëmbëve, rreziqet që sjellin në shëndet

Shëndeti oral është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të njeriut. Për të ruajtur dhe mbrojtur dhëmbët, është e rëndësishme...

Mix6 orë më herët

Historia e suksesit të Anna Wintour që shkollën e braktisi kur ishte 16 vjeç

Nga një fëmijëri e privilegjuar në kopshtet Phillimore, sot një nga zonat më të shtrenjta të Londrës. Nga marrëdhënia e...

Radar16 orë më herët

Çfarë tha Bledi Mane që e acaroi kaq shumë Tik Lapajn ?!

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa cipën e hipokrizisë Adriatik Lapaj ka kërcënuar se do të...

Radar16 orë më herët

Zëri i Amerikës: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë, kontaktet me Ramën dhe Duçkën

Mcgonigal dhe Rama Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000...

Facebook