Letersi
Poezi nga Musine Kokalari: T’isha një lule
MUSINE KOKALARI: T’ISHA NJË LULE
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2019/07/Musine-Kokalari-696x392.jpg)
Poezi nga Musine Kokalari: T’isha një lule
T’isha një lule-lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të
dy të rinjëve.
Prej frike,
të larguar prej njerzis do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri-tjetri
për shënjë kujtimi.