Lidhu me ne

Radar

Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit? 

Nga Ardit Haxhija

Drejt Europës me “autobusin” e Ramës apo me “trenin ekspres” të Brukselit? 

Mbrojtja e fëmijëve të rrugës/ Për parandalimin e këtij fenomeni, ngrihen  grupe të posaçme pune - SOCIALE


Gjatë mbledhjes së fundit të samitit për ballkanin perëndimor të mbajtur në Slloveni, u shfaqën dy alternativa për rrugëtimin e Shqipërisë në bashkimin europian: Alternativa e pare fliste për futjen e Shqipërisë në Europë me autobusin rrangallë të Ramës ne vitin 2030 paçka përmbushjes së detyrave.

Ndërsa alternativa e dytë dhe më serioze lidhej me përmbushjen e detyrave të shtëpisë dhe futjen e Shqipërisë në Europë sapo të përmbushë kushtet e vendosura duke mos patur asnjë limit kohor. Cilat janë detyrat që duhet të zgjidhen në trenin ekspres:

1. Kufizimi i mandateve për Kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

2. Heqjen dorë nga konçesionet e pafundme abuzive.

3. Heqjen e ligjit të parashtrimit i cili liron nga përgjegjësia çdo funksionar publik 10 vite pasi kanë lënë detyrën.

4. Përcaktimin real te çmimeve të referencës në ndërtimin e objekteve të ndryshme sipas standartit europian (psh autostradat jo 20milion euro km2)

5. Përcaktimi i politikave reale për rikthimin e të larguarve(mbi 200mijë të larguar të gjithë të rinj e të reja)

6. Vetingu i politikanëve si nevojë urgjente e normalizimit të klasës politike në vend.

7. Hartimi i kodit të ri zgjedhor që frenon manipulimin, tjetërsimin apo vjedhjen masive të votave.

8. Ashpërsimi i ligjeve për ndëshkimin pa dallim të akteve kriminale.

9. Ndërhyrje urgjente me një plan konkret masash për uljen e nivelit të varfërisë.

10. Krijimi i një sistemi të mirëfilltë arsimor që mban larg duart e politikës nga arsimi.

I dashur Macron, e dashur Francë, fort e dashur Europe, ne shqiptarët jemi të vetëdijshëm që nuk kemi plotësuar shumë prej kushteve për të qenë pjesë e familjes europiane ketu e 30 vite.

Ne jemi fort të vetëdijshëm që vendi ynë është ndarë në 2 principata ku secili ka shtrirë sundimin e tij feudal.

Ne si komb jemi të vetëdijshëm që na kanë grabitur e na kanë marrë peng një grusht barkthatësh.

Ne jemi të vetëdijshem për të gjitha këto, prandaj e vetmja shpresë është tek JU, për të na pranuar kështu siç jemi, që pastaj të fillojmë rrugën tonë europiane.

Ama ne shqiptarët jemi fort të vetëdijshëm që si njerëz e meritojmë Europën të paktën sa rumunët apo bullgarët.

Jemi lindur me Europën, jemi rritur me Europën, ëndërrojmë Europën, na lini të jetojmë Europën.

Fort e padashur qeveri, e vetmja detyrë shtëpie që keni kryer është arroganca feudale me të cilën i jeni qasur Europës.

Sigurisht që jeni të vetëdijshëm për të gjitha këto, dhe brenda vetes jeni shumë të gëzuar për mospranimin europian, pasi ajo është e vetmja mënyrë që të zgjasni sundimin tuaj feudal.

Eshtë e vetmja mënyre që të pengoni fundin e sundimit tuaj.

Europa ju tmerron po aq sa gjykatat e rregullta qe po beni çmos t’i pengoni.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar8 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar9 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook