Lidhu me ne

Radar

“Joe Biden mori ryshfet” – Intervista në Fox, ish-kryeprokurori ukrainas akuzon presidentin amerikan për korrupsion


Ish-prokurori i përgjithshëm ukrainas Viktor Shokin ka pohuar se Joe Biden, në kohën kur ishte zëvendëspresident i SHBA-së, ka marrë ryshfet nga një kompani energjetike ukrainase në këmbim të ndihmës për shkarkimin e tij në vitin 2016.

Në një intervistë me Fox News të premten, Shokin tha se Biden i bëri presion presidentit të atëhershëm ukrainas Pyotr Poroshenko për ta shkarkuar atë për hetimin e tij ndaj ‘Burisma Holdings’, një kompani energjie ukrainase në bordin e së cilës ishte Hunter Biden, djali i presidentit të tanishëm të SHBA-së.

Ish-prokurori argumentoi se si Poroshenko, ashtu edhe Joe Biden, e kuptonin se nëse do ishte lejuar të vazhdonte hetimin e tij ndaj ‘Burisma’, ai mund të kishte dhënë ‘faktet në lidhje me veprimtaritë korruptive’ nga Hunter Biden, Devon Archer – një tjetër ekzekutiv amerikan i kompanisë – dhe persona të tjerë të përfshirë.

Megjithatë, Poroshenko ofroi një version tjetër të ngjarjeve, duke këmbëngulur se Shokin u shkarkua për shkak të dështimit të tij për të luftuar korrupsionin në Ukrainë.

Shokin tha se ai kishte një ‘bindje të fortë personale’ se si Joe, ashtu edhe Hunter Biden, kishin ngjyer duart me çështjen ‘Burisma’.

“Ata po merrnin ryshfet. Dhe fakti që Joe Biden dha 1 miliard dollarë para amerikane në këmbim të shkarkimit tim, a nuk është edhe vetëm ky një rast korrupsioni?” ai pyeti.

Ish-zyrtari po i referohej një interviste të vitit 2018, në të cilën Joe Biden mburrej se në vitin 2015 ai kërcënoi se do bllokonte 1 miliard dollarë garanci kredie nga Poroshenko nëse Shokin nuk shkarkohej. “Epo, ai bir k*rve u pushua nga puna,” tha Biden.

Megjithatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams, hodhi poshtë pretendimet e Shokin, duke qortuar Fox Neës për ‘lejimin e platformës për thënien e gënjeshtrave nga një ish-prokuror i përgjithshëm ukrainas, zyrën e të cilit zëvendësi i tij e quajti ‘vatër korrupsioni’.

Akuzat për ‘quid pro quo’ që përfshinin Joe dhe Hunter Biden u ngritën nga Senatorët republikanë Lindsey Graham dhe Chuck Grassley në qershor, kur ata publikuan një dosje të një informatori të FBI-së.

Sipas dokumentit, një burim konfidencial ‘shumë i besueshëm’ thuhet se iu tha nga pronari i ‘Burisma’, Nikolay Zlochevsky se Joe dhe Hunter Biden morën 5 milionë dollarë secili për të përdorur ndikimin e tyre politik në Kiev.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook