Lidhu me ne

Radar

Mirë që dështuan me sistemin kadastral, po shajnë dhe mallkojnë si rrugaçë!

Kanë të gjithë populistë, kemi dhe ne…

Nga Ylli Manjani.

Nuk e imagjinoj dot Rishi Sunak në Anglinë e të cilit u kolaps sistemi elektronik i kontrollit ajror, të dalë publikisht të shajë njerëzit që presin nëpër aeroporte si “buburreca dhe minj të korrupsionit”. Nuk ka asnjë shans të ndodhë.

Rishi madje, megjithëse futet tek liderët populistë që s’le hapësirë mediash pa përdorur, as i shkon mendja fare të reagojë. Përkundrazi reaguan autoritete shumë njerëzisht, duke kërkuar ndjesë me përulësi dhe duke dhënë informacion se çdo ndodhë në vijim.

I Dalldisuri dhe Dallëndyshja e tij këtu, jo vetëm që s’kërkojnë falje për shërbimin kadastral që nuk janë gati të ofrojnë online, po shajnë e mallkojnë ata që kanë nevojë ta marrin këtë shërbim.

Askush nuk shpjegon se ç’do ndodhë e kur do të rivendoset normaliteti në shërbim, si do të zgjidhen emergjencat, si do përballohet fluksi në rritje. Por mohojnë në kor që ka probleme dhe fajësojnë e mallkojnë përdoruesit e sistemit.

Meqë ra fjala, sistemi i pretenduar online i kadastrës është larg, shumë larg modeleve funksionale në Europë.

Ideja është shumë e mirë, sepse synohet që gjithkush të shkarkojë infon e freskët mbi pronën e tij siç shkarkohet një çertifikatë e gjendjes civile. Por kjo ide është larg në mënyrën se si kanë zgjedhur ta zbatojnë.

Mjafton të konstatosh që aplikimin tënd për një pronë në Sarandë duhet ta miratojë një nëpunës në Shkodër dhe del qartë niveli i budallallëkut. E lemë mënjanë shkeljen e ligjit.

Mirë që dështojnë, por nuk kërkojnë as ndjesë. Përkundrazi, mallkojnë e shajnë si rrugaçë ordinerë.

Ja pra që edhe populistët nuk sillen dot njësoj, sepse ndryshojnë popujt. Na ka rënë për hise populisti që shan e mallkon popullin dhe i rritet popullariteti.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar19 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar19 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet19 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore20 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook