Lidhu me ne

Radar

Veliaj fyen sërish të rinjtë: Qytetarët janë ndryshe, nuk janë si konviktorët (VIDEO)

Që Erion Veliaj nuk ka skrupuj, kjo është diçka që dihet gjerësisht sepse është provuar disa herë me zë dhe figurë. Kryebashkiaku i Tiranës konsumoi dje një tjetër akt të stigmatizimit të plot të rinjve e të rejave që vijnë në Tiranë për të ndjekur studimet dhe strehohen përkohësisht nëpër konvikte, siç ndodh në fakt kudo gjetkë nëpër botë.

Gjatë një eventi publik me Taulant Ballën dhe drejtues të Policisë së Shtetit, ku u njoftuan masat për nisjen e vitit të ri shkollor, Erion Veliaj zgjidhi sërish gjuhën kundër konviktorëve, për të cilët la të kuptojë se nuk janë qytetarë.

“Nëse secili bën llogaritë e veta, nuk quhemi komunitet. Quhemi disa konviktorë që secili ka atë adresën e vet. Qytetarët janë ndryshe. Ne nuk jemi në konvikt, ne jemi banorë dhe jemi qytetarë. Kjo do të thotë se arrijmë të arsyetojmë se kur do akomodojmë me prioritet fëmijët, kur do akomodojmë biznesin dhe kur do akomodojmë kantiere. Qyteti nuk është i pafundmë”, tha Veliaj në një përpjekje të dëshpëruar për të relativizuar kaosin me trafikun në Tiranë dhe nevojën që njerëzit të përdorin sa më pak automjetet e t’u japin përparësi shkollave.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj stereotipizon konviktorët. Edhe në janar 2022 ai sërish bëri një deklaratë të tillë kundër të rinjve të rejave që strehohen në konvikt. I turpshëm ishte gjithashtu edhe etiketimi “zdromsa” që kryetari i bashkisë bëri për djemtë shqiptarë gjatë një interviste televizive. Edhe me këto radhë nuk është se po themi diçka të re për të parin e Tiranës. Turpi te Erion Veliaj ka hedhur rrënjë thellë e zor se mund të shkulet prej aty ndonjëherë. Shihni videon më poshtë.

https://www.cdnimpuls.com/video/64fb58e0e579f.mp4#t=0.5

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar8 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix8 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix8 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix8 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix8 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix8 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix8 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar9 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike9 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook