Lidhu me ne

Mix

OnlyFans: Kush është Leonid Radvinsky, pronari i një perandorie pornografike?

Fitimet e OnlyFans kanë arritur nivele marramendëse dhe lajmet se pronari i saj fitoi më shumë se 300 milionë dollarë, vitin e kaluar, prej kësaj platforme, kanë zgjuar kureshtjen për të ditur më shumë rreth manjatit të pornografisë.

Leonid Radvinsky është një sipërmarrës ukrainas-amerikan 41-vjeçar, që sipas revistës Forbes, ka një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh. Ai e bleu kompaninë zotëruese të OnlyFans në vitin 2018 nga një ekip babë e bir, Guy dhe Tim Stokely.

Por kush është Radvinsky?

Çfarë dimë për të?

Informacionet për të janë shumë të pakta. Pavarësisht suksesit të platformës që zotëron, Radvinsky zgjedh ta mbajë private jetën e tij personale, ndaj nuk ka dhënë shumë intervista. Sipas LinkedIn-it të tij, Radvinsky është një investitor, filantrop dhe sipërmarrës teknologjik, i cili ka “një interes të veçantë në platformat e reja të mediave sociale”. Në faqen e tij të internetit, Radvinsky thotë se ka shpenzuar dy dekadat e fundit duke ndërtuar kompani softuerësh.

Lindur në qytetin-port ukrainas të Odesa-s, kompania e Radvinsky dhuroi 1.3 milionë dollarë ndihma në Ukrainë. Radvinsky thotë, ndër të tjera, për veten se ai dhuron kohë, përpjekje dhe para për qëllime jofitimprurëse. Përtej programimit dhe filantropisë, është një lexues i zjarrtë dhe gjithmonë gati për një ndeshje shahu, e po ashtu një pilot aspirues helikopteri. Familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në Çikago, kur ai ishte fëmijë. Ai tani jeton në Florida dhe aludohet se është i martuar, por nuk ka të dhëna mbi identitetin e bashkëshortes së tij.

Historia e biznesit

OnlyFans nuk është biznesi i parë i Radvinsky që lidhet me industrinë e pornografisë. Radvinsky studioi ekonomi në Universitetin Northwestern, pranë Çikagos, Illinois, dhe u diplomua në vitin 2002. Që atëherë, sipërmarrësi ka marrë pjesë në disa projekte. Përpara se të bëhej aksioneri i vetëm i kompanisë mëmë të OnlyFans, Fenix, themeloi një biznes në internet të quajtur Cybertania, që ofronte përmbajtje pornografike.

Cila është kompania pas OnlyFans?

Fenix, biznesi që zotëron OnlyFans, është i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se Radvinsky është me bazë në SHBA. Të dhënat publike tregojnë se investitori dhe themeluesi, Guy Stokely, dha dorëheqjen nga kompania mëmë e OnlyFans, Fenix, në dhjetor 2021. Në të njëjtin muaj, Tim Stokely, djali i tij, dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i OnlyFans për të nisur projekte të reja. Nën pronësinë e Radvinsky, OnlyFans ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. 

Sa para fiton OnlyFans?

Kompania Fenix ​​International, thotë se fitimet vjetore nga OnlyFans arritën në mbi gjysmë miliardë dollarë. Sipas platformës, aktualisht janë rreth 3 milionë krijues dhe 240 milionë përdorues ose “Fans”. Numri i krijuesve në OnlyFans u rrit me 47%, ndërsa numri i përdoruesve u rrit me 27%. Kompania tha gjithashtu se për herë të parë, më shumë se gjysma e të ardhurave të saj vinin edhe nga përdoruesit e paabonuar. Firma merr një të pestën e pagesave të bëra në faqe, ndërsa 80% shkojnë për krijuesit.

OnlyFans nisi të përhapej më shpejtësi në periudhën e pandemisë së koronavirusit. Njerëzit u izoluan në shtëpi, ndaj ishin në kërkim të platformave të reja. Shumë prej këtyre platformave, menjëherë pas heqjes së kufizimeve, patën rënie të fitimeve, por OnlyFans përkundrazi vazhdoi të rritej akoma më shumë. Megjithatë platforma është përballur gjithashtu me kritika nga rregullatorët dhe qeveritë.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook