Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Si mund t’i jepni një gjykatësi që s’ka qenë kurrë gjykatës, aq sa marrin 80 pensionistë në muaj?!

Berisha: Si mund t'i jepni një gjykatësi që s'ka qenë kurrë gjykatës, aq sa marrin 80 pensionistë në muaj?!

Nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha, në parlament.

“Zonja deputete, zotërinj deputetë. Jam sot këtu për të përshëndetur qeverinë dhe kryeministrin Abazoviç, e cila hapi dje në një akt drejtësie shkollën e parë shqipe në Rozhajë, një zonë e cila ka qenë djep shqiptarizmi, banorët e së cilës në kushte tejet të vështira arritën të ruajnë gjuhën dhe identiteti ne tyre.

Kështu që, unë përshëndes qeverinë, ministrin e Arsimit dhe ministrin tjetër, mos gabohem të pakicave, të cilët inaguruan shkollën e parë shqipe në Rozhajë.

Natyrisht, kjo marrveshje që sillni e recitoni këtu, ky është një akt padiskutim i dobishëm për një numër punëtorësh që detyrohen sot për shkak të rrogave pothuajse dy herë më të larta në republikën fqinjë krahasuar me vendin e tyre. Ndonëse resurset ekonomike të Malit të Zi janë së paku 2-3 herë më të pakta se të Shqipërisë, por çdo fjalë, çdo përpjekje e juaja për pensionistët është kulmi i hipokrizisë.

Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 milionë lekë. Pra, ju autorizuat deputetin të marrë nga mundi dhe djersa e qytetrëve shqiptarë, as sa marrin në muaj 38 pensionistë.

Nuk ekzistojnë në botë raporte të tilla në sektorin publik të shproporcionuara, sepse ekziston kudo ai që quhet kohezion social dhe që detyrojnë qeveritë të ruajnë proporcione të pranueshme.

Por në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë Gjykatën Kushtetuese, e cila sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë, aq sa është shkelmuar nga ajo gjykatë në 30 vite të marra së bashku.

Ju sot, në një akt absurd, në një akt të hapur korruptiv, kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7 dhe 8 milionë. Unë po ju rikujtoj këtu, se gjykatësi më i fuqishëm i botës, që është dhe gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve. Gjykata Supreme e SHBA-ve ka në spektrin e saj të gjykimit dhe çështjet kushtetuese. Presidenti i kësaj gjykate ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA-ve ka një rrogë vjetore në vitin 2023, 400 mijë dollarë.

Kurse ju përcaktoni një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish, pothuaj dyfishin e rrogës së Presidentit të Republikës për të treguar se asnjë njihni hierarki shtetërore, as njihni shtet, por vetëm interesa pazaresh dhe mafie.

Po si mund të jeni ju dakord dhe të flisni për pensionistët, ku i jepni një gjykatësi që nuk ka qenë kurrë gjykatës, aq sa do marrin 80 pensionistë në muaj? Çfarë është ky akt? Pse kaloni në këtë shkallë pashpirtësie ekstreme?

Pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja, dhe të Edi Ramës. Ju jeni vetëm figurina të tij. Të votoni këtu këtu, të flisni për pensionistët këtu dhe të votoni rroga 10 herë më të mëdha se rrogën mesatare. Rroga 15 herë më të mëdha se rrogën mesatare. Nuk ka parlament të një vendi demokratik në botë që i lejon vetes këtë që bëni ju. Po ju jeni narkoshtet! Ju udhëhiqeni nga normat e një narkoshteti, e një mafiozi.

Zonja kryetare, ky parlament ka një rregullore. Shkelësja më madhore e rregullores është kryetarja e parlamentit. Dhe të garantoj që kryen një akt të rëndë antiligjor në çdo shkelje që bën. Nuk ka sallë parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut, në të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës.

Edhe në OKB në asanmblenë e përgjithshme, ku shumica që ulen aty nuk janë në demokraci, por edhe aty ‘point of order’, ‘kërkesa për procedurë’ është e detyrueshme sa herë që kërkohet.

Je e vetmja kryetare parlamenti, e vetmja në në 32 vite, që u mohon deputetëve të drejtën e procedurës. E vetmja! Je e vetmja kryetare parlamenti që u mohon deputetëve të drejtën e shpjegimit të votës.

Ti përfiton nga një rrethanë, e cila është kjo: nëse opozita do merrej me ty, do lehtësonte padronin tënd, dhe në këtë kontekst ajo do bënte një veprim jo rentabël. Sepse ti vetëm zbaton urdhrat verbërisht të Edi Ramës. Por, në këtë mënyrë, e bën parlamentin një institucion mafioz, disfunksional. Ju kaloni këtu të gjithë ministrat, por kush fshihet? Më thoni ju mua? Pse i fshihni ju ata nga qytetarët? Pse nuk lejoni që të bëhen diskutime për ta? Sepse ata janë hajdutë, sepse ju jeni hajdutë. Nuk ka arsye tjetër, vetëm hajduti fshihet.

Por po të mos ishin të tillë, ata do ishin krenarë, qoftë edhe nga sulme absurde. Po ju nuk e nxirrni dot këtu Maznikun, sepse Mazniku ka firmosur me Flavio Tosin në Eco Tirana, ka firmosur me Emilio Ranzin me bosin e Ndranghetës në Veneto. Sepse Mazniku, nuk është si të gjithë ju këtu, jo jo, se një pjesë e mirë nuk mund të them.

Mazniku ka marrë 12 rroga, e dini ju apo jo? Ai bëhet ministër, se ka pasur fuqi të paguajë, të blejë, të bëjë pazare me Edi Ramën. Ajo tjetra, Koçiu, me rregjistrime. Po si ka mundësi të zgjidhen vetëm ato që vjedhin. Gë jo e zakonshme te gratë dhe vajzat shqiptare. Absolutisht, jo e zakonshme!

Edi Rama i sjell me kokrra. Po, po. Nga e gjeti këtë Albanën? Ku është kjo, Koçi? Ja pra, këtu prapa është edhe kjo. Pse nuk bëhen diskutime, t’u thuhet qytetarëve se çfarë përfaqësojnë? Të ngrihen të kundërshtojnë këtu në qoftë se akuzohen me të padrejtë. Nuk bëni se jeni të gjithë hajdutë. Kriteri kryesor në qeveri është hajdutëria.

Meqënëse po shkruan, do t’i them dy fjalë kësaj Elisës.

Elisa, ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, se unë e kuptoj që ti kërkon të biesh në vulgaritet, unë nuk bie.

Por unë jam mjek, dhe ata që janë mjekë në sallë këtu e dinë se Zigmund Frojdnë klasifikimin e zhvillimit psiko-seksual ka gjetur se ky zhvillim te qëniet njerëzore kalon në pesë stade.

Stadi i tretë, Elisa, është stadi falik, jo fatal, falik. Në stadin falik i cili shfaqet në 3 deri në 5 vjeç, shumica e kalojnë si një stad për t’u kaluar. Disa mbeten, dhe disave iu krijohet kompleksi i Edipit. Edhe kjo është e njohur te Edi Rama.

Elisa, ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi madhor është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat, dhe s’kam çfarë të të them tjetër çohu në këmbë pastor.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook