Lidhu me ne

Mix

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së piri alkool

Për shumë njerëz, të pish një gotë verë në fund të një dite të gjatë ose duke shijuar një birrë, ndërsa shikojnë një lojë sportive janë zakone që janë thjesht pjesë e jetës së tyre të përditshme. Por, pavarësisht nëse jeni një i varur nga alkooli apo thjesht konsumoni një gotë me miqtë tuaj, anashkalimi i pijeve alkoolike mund të çojë në disa përfitime shëndetësore mjaft mbresëlënëse.

Alkooli është një depresant, që do të thotë se pirja e tij mund të ngadalësojë funksionin e trurit. Konsumimi i përditshëm i alkoolit me kalimin e kohës mund të çojë në disa rezultate mjaft të rënda, duke filluar nga humbja e kujtesës deri te sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mëlçisë etj.

Lexoni disa fakte për të mësuar se çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse ndaloni konsumimin e alkoolit.

Ju mund të humbni peshë

Kur njerëzit duan të humbin peshë, shpeshherë anashkalojnë ushqimet e tyre të preferuara me sheqer ose shkojnë në palestër. Por alkooli siguron 7 kalori për gram, shmangia e pijeve alkoolike mund të ndihmojë në uljen e peshës, kryesisht nëse pija juaj e zgjedhur përmban një vëllim të madh pije alkoolike. Dhe nëse pijet tuaja alkoolike përmbajnë sheqer, anashkalimi i këtyre pijeve mund të ketë një ndikim më të madh në trupin tuaj.

Alkooli mund të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për t’u ndjerë të ngopur, të ndikojë në cilësinë e gjumit, të forcojë oreksin dhe të zvogëlojë motivimin për tu ushtruar (janë faktorë që mund të kontribuojnë në shtimin e peshës).

Mund të flini më mirë

Megjithëse alkooli mund të ketë një efekt relaksues dhe të rrisë aftësinë e një personi për të fjetur, ai gjithashtu mund të ndikojë negativisht në gjumin. Sipas një studimi të vitit 2021 të publikuar në  Public Health Nutrition, konsumimi i sasive të tepërta të alkoolit rrit rrezikun për të vuajtur nga cilësia e dobët e gjumit. Mund të rezultojë edhe në kohëzgjatje të shkurtër të gjumit dhe gërhitje.

Një arsye që mund të ndodhë kjo është se alkooli mund të zvogëlojë sekretimin e melatoninës në tru. Meqenëse melatonina është një hormon që luan një rol kryesor në ciklin gjumë-zgjim të një personi, mund të ndikojë në aftësinë e një personi për patur një gjumë sa më cilësor.

Sistem më i fortë imunitar

Rritja e marrjes së vitaminës C, larja e duarve dhe gjumi cilësor janë të gjitha fakte të vërtetuara për të na ndihmuar të jemi të shëndetshëm. Por më pak e njohur është se pirja e tepërt e alkoolit nuk po i bën asnjë favor sistemit tonë imunitar.

Alkooli mund të ndikojë negativisht në ekuilibrin e mikrobiomës së zorrëve, sipas të dhënave të publikuara në vitin 2021 në Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare. Shëndeti i dobët i zorrëve dhe çekuilibri i mikrobiotës mund të dobësojnë përfundimisht një aspekt të mënyrës sesi trupi ynë na mbron nga sëmundjet.

Mund të qëndroni më të hidratuar

Konsumimi i alkoolit shkakton urinim të shpeshtë, duke larguar lëngjet nga trupi jonë.

Pirja edhe e sasive të vogla të alkoolit mund të ketë një efekt të përkohshëm diuretik.  Alkooli shkakton uljen e niveleve të hormonit antidiuretik  dhe si rezultat, veshkat prodhojnë më shumë urinë dhe mbajnë më pak ujë.  Kur ndaloni së piri alkool, ju rivendosni nivelet e duhura të hormonit dhe veshkat tuaja nxjerrin sasinë e duhur të ujit. Duke mbajtur ujin dhe duke qëndruar i hidratuar, i gjithë trupi juaj do të ndihet më mirë.

Ju mund të keni një rrezik të reduktuar të kancerit

Rreziku i kancerit mund të rritet për shkak të disa faktorëve, disa krejtësisht jashtë kontrollit tonë, si gjenetika. Por ndër faktorët që janë nën kontrollin tonë, si dieta dhe mënyra e jetesës, pirja e alkoolit mund të ketë një ndikim të thellë në shanset tona për të zhvilluar kancer. Konkretisht, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i sasive të larta të alkoolit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të orofaringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë, rektalit dhe kancerit të gjirit.

Për më shumë informacion se si ndikon alkooli në organizmin tuaj, klikoni këtu.

Burimi: EatingWell.com 

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix9 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix9 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook