Lidhu me ne

Kioske

Si po zhvaten shqiptarët me sebepin e dixhitalizimit

Klodian Tomorri

Verën e këtij viti qindra mijëra biznese në të gjithë Shqipërinë u përballën me një problem jo të vogël. Qendra Kombëtare e Biznesit u refuzonte postimin e bilanceve. Arsyeja e refuzimit? Bizneset duhet të pajisesh me nënshkrimin elektronik nga AKSHI, që të kishin mundësi të ngarkonin bilancet e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nënshkrimi elektronik është një certifikatë sigurie që ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kostoja e saj është 4800 lekë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërsa afati i vlefshmërisë është një vit. Pra vitin tjetër, nënëshkrimi elektronik duhet rinovuar sërish dhe bizneset duhet të paguajnë prapë 4800 lekë ose rreth 45 euro.

Kosto trefishe

Nënshkrimi elektronik është certifikatë e dytë që qeveria i ka ngatërruar në qafë biznesit. E para është certifikata elektronike e fiskalizimit. Ajo kushton 4 mijë lekë në vit. Të dyja janë të detyrueshme për bizneset.

Pra, në total çdo biznes duhet të paguajë 8800 lekë ose 83 euro në vit për t;u pajisur me dy certifikatat që qeveria i ka bërë të detyrueshme me ligj. Dixhitalizimi, i cili duhet të ulte kostot është shndërruar de facto në një instrument zhvatës për t’u marrë bizneseve dhe qytetarëve miliona euro në vit përmes tarifave, që në thelb janë taksa me bazë të dyshimtë ligjore.

Në fakt, qytetarët shqiptarë e kanë paguar një herë nënshkrimin elektronik tek kompania e pasaportave Aleat, tashmë identitet. Çdo shqiptar, i cili ka një kartë identiteti apo pasaportë biometrike ka në dokumentin e tij të identifikimit edhe certifikatën elektronike. Vlefshmëria e saj është e njëjtë me vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit, pra 10 vjet.

Por qeveria nuk ja u njeh qytetarëve nënshkrimin elektronik që ata kanë paguar në dokumentet e tyre të identifikimit, sepse do t’u marrë para të tjera. Me pak fjalë, kjo është një zhvatje në shkallë industriale dhe e qëllimshme.

Kosto abuzive

Si rregull tarifa është pagesë në këmbim të një shërbimi. Por tarifat publike kanë një parim. Ato duhet të jenë të bazuara në kosto. Kur tarifat publike nuk kanë asnjë lidhje me koston, atëherë ato janë mirëfilltazi taksa të paligjshme, që qytetarëve u merren me forcën e hurit.

Kostoja reale e certifikatës së fiskalizimit dhe nënshkrimit elektronik është disa herë më e ulët se tarifat që qeveria u ka ngarkuar qytetarëve dhe bizneseve. Për këtë mjafton vetëm një fakt. Ai i krahasimit të kostove në vendet përreth.

Në Kroaci, nënshkrimi elektronik kushton 20 euro për 3 vjet. Në Kosovë, nënshkrimi elektronik ofrohet nga RKS Trust dhe kushton 9.9 euro në vit. Për start-upet madje jepet dhe falas. Por në Shqipëri, nënshkrimi elektronik kushton 4800 lekë ose 45 euro në vit ose 4 herë e gjysmë me shtrenjtë.

Kostot e të dyja certifikatave janë përcaktuar në vitin 2020 përmes një vendimi qeverie të propozuar nga ministria e Financave. Tani qeveria po i implementon ato, dalëngadalë duke rrjepur puplat e rosës pa zhurmë siç thotë një proverb që lidhet me taksimin.  

Dhe ky është një biznes shumë i madh. Shqipëria ka mbi 120 mijë biznese aktive. Vetëm përmes certifikatës së fiskalizimit dhe nënshkrimit elektronik atyre po u merren 10 milionë euro çdo vit.  

Taksim nga të gjitha krahët

Përmes korpusit të ligjeve që rregullojnë infrastrukturën dhe shërbimet dixhitale, qeveria ka hapur një shteg, i cili lejon edhe institucionet e dorës së dytë dhe të tretë të “taksojnë” qytetarët.

Më pak fjalë dixhitalizimi po përdoret si pretekst për të zhvatur para masivisht nga publiku. Fjala vjen, tarifa e detyrueshme 45 euro për nënshkrimin elektronik bizneseve iu imponua nga Qendra Kombëtare e Biznesit për llogari të AKSHI-T. Dhe baza ligjore është totalisht e dyshimtë.

Edhe pse shiten si tarifa, në fakt këto janë mirëfilltazi taksa, pasi nuk kanë asnjë lidhje me koston e shërbimit. Dhe për shkak se argumenti i tarifave ka nxjerrë jashtë loje Parlamentit, qeveria dhe institucionet në varësi të saj po taksojnë në kundërshtim të plotë me ligjin.

Në asnjë rast, qoftë ligji për nënshkrimin elektronik, qoftë ai për shërbimet e besueshme nuk e bëjnë të detyrueshme pajisjen me certifikatë elektronike dhe nënshkrim elektronik. E gjitha kjo po bëhet me preteksin e shërbimeve dixhitale. Dhe sa më shumë shërbime dixhitalizohen aq më shumë rritet zhvatja.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix14 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix14 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook