Lidhu me ne

Radar

Çfarë tha Bledi Mane që e acaroi kaq shumë Tik Lapajn ?!

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa cipën e hipokrizisë

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa

Adriatik Lapaj ka kërcënuar se do të çojë në gjykatë Bledi Manen pasi ky i fundit hodhi dyshime se Lapaj pastron paratë e vjehrrit të tij Alltun Çelës, ish kryetarit të gjykatës së Sarandës.

“Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh në gjykatë kush pastron para”, shkruan Lapaj në një koment në postimin ku Bledi Mane hedh dyshime mbi pastrimin e parave nga Lapaj.

“Besoj të ka ardhur padia penale dhe civile nga vjerri. Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh në gjykatë kush pastron para. Tani meqë je tip skuthi hiqe atë fjalën “dyshohet”. Thuaje troç që unë pastroj para dhe unë publikisht të premtoj që do të çoj në gjykatë. Do shkojmë në gjykatë e do ta ndajmë bashkë ne të dy. O ti provon paratë që pastroj unë dhe unë shkoj në burg o ti vete në burg. Legen.”, shkruan Lapaj në një koment në postimin e Manes.

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjia e Manes, i cili i kërkon Lapajt që të jetë i kujdesshëm me kërcënimet.

Madje ai është shprehur: “Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik.”

“Adriatik Lapaj qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde të nxorra nga shinat. Fut hundët në një pronë private dhe intimidon, fyen dhe kërcënon një gazetar me fjalët “do ta hash o trim”, “tip skuthi”, “legen”…

Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik. Sa për kërcënime, po ta them ty, vjehrrit tënd të nëmur, Argitës tënde tutore dhe kujtdo tjetër te ajo partiçka jote se keni gjetur personin e gabuar. Kur publicistika ime trondiste themelet e familjeve mafioze Berisha, Fullani, Llalla, Zaganjori, Beqja, Gjingjoni ti ishe ende një Monikë Leëinsky që i bëje gojore servilizmit të Kreshnikut. Ndaj kur të ballafaqohesh me mua rritu fizikisht, zmadhou mendërisht, ndrysho modelin e flokëve, mos vish këpucë me majë, mos përthyej gjunjët kur ecën në asfalt, mos haj djathë lope që në mëngjes dhe mos lexo vetëm librat e Isabelle Allendes. Kujdes edhe një herë me kërcënimet ndaj meje ndërkohë na trego pse vettingu e qëroi me ceremoni vjehrrin tënd të korruptuar dhe kush i pastron paratë e tij, ti apo ndonjë mysybet si puna jote. Takohemi bashkë ku të duash, edhe në gjykatë, edhe te ushqimorja jote, edhe në Sarandë, edhe në Tiranë!” ju përgjigj Mane Lapajt.

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix13 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook