Lidhu me ne

Kritike

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat, Rama po të dojë fiton zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Qori shkruan se fitorja e PS-së në Kukës sidomos pas skandalit Gjici tregon se opozita e vjetër është e pafuqishme të ngjallë shpresë.

“Fitorja e thellë e PS në Kukës, sidomos pas skandalit Gjici, tregon se opozita e vjetër është tejet e pafuqishme për të ngritur krye dhe ngjallur shpresë. Mes drejtuesve të copave të PD po krijohet bindja disfatiste se, po të dojë, Edi Rama u fiton edhe zgjedhjet brenda partisë. Ndërkaq korrupsioni i qeverisë thellohet dita-ditës.

Vendi dhe koha po thërrasin për një opozitë të re, serioze, parimore dhe me potencial. Të tillë që bazohet në shtyllat e demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm, shtetit social dhe luftës kundër oligarkisë. Që kjo të ndodhë, nevojitet që çdo qytetar i ndershëm të reflektojë thellë dhe të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për ta nxjerrë veten dhe vendin nga pusi ku po e zhyt batërdia qeveritare.

Ndaj ftoj çdo qytetar që prej vitesh refuzon zgjedhjen e të keqes më të vogël, por edhe çdo socialist e demokrat që i ka ardhur në majë të hundës keqqeverisja, poshtërimi e gënjeshtra, që të bëhen pjesë e Lëvizjes BASHKË. Një hap i vogël sot është një impuls i fortë për të na zgjuar nga letargjia dhe pesimizmi politik”, shkruan Qori.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix12 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix12 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix12 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix12 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix3 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook