Lidhu me ne

Kritike

Rolling Hills si Bathorja/ Pasanikët ndërtojnë shtesa pa leje në kompleksin luksoz

Ata janë njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Jetojnë të ndarë nga pjesa tjetër në një komplekse luksoze, ku vilat kushtojnë mesatarisht 2 milionë euro. Por sërish nuk i rezistojnë dot sindromës së Bathores, për të ndërtuar shtesa të shëmtuara pa leje, njësoj si pallatet në vitet 90’.

Është mentaliteti apo është babëzia? Pak rëndësi ka. Por kjo është ajo që ka ndodhur në Rolling Hills, kompleksin luksoz të vilave në periferi të Tiranës, i cili mbledh elitën e pasanikëve të Shqipërisë.

Komisariati i Farkës në bashkëpunim oficerët e hetimit të krimit mësynë këtë të hënë në zonën rezidenciale më luksoze të kryeqytetit, në një aksion për ndërtime pa leje.

Siç tregojnë pamjet, brenda kompleksit janë konstatuar katër rastet e para të shtesave pa leje, ndërkohë që ka dhe raste kur janë ngritur kate të tëra pa leje.  

“Nga ana jonë do të kryhen veprimet proceduriale dhe nga ana e IKMT-së në zbatim të ligjit do të kryhen verifikimet në terren dhe më pas do të jepen masat administrative,” u shpreh një nga drejtuesit e policisë i pranishëm në aksion.

Aksioni i policisë ka nisur pas shqetësimit të banorëve që janë dëmtuar nga shtesat pa leje. Sipas rregullores, personat që kanë ndërtuar në shkelje të ligjit nuk kanë marrë më parë miratimin e Asamblesë së banorëve.

Burime thanë për Kapitali.al se javën e ardhshme policia do të zhvillojë një tjetër aksion po në të njëjtin kompleks, pasi ka informacion se janë me dhjetra raste të tjera shtesash pa leje.

E megjithatë Rolling Hills nuk është kompleksi i vetëm luksoz, i cili ka shtesa pa leje. Janë një sërë kompleksesh rezidenciale elitare në zonën e Farkës, ku ka ndërtime masive pa leje. Sepse pjesa më e madhe e atyre që banojnë aty janë të fortët e politikës ose biznesit, të cilët kur hedhin beton dhe shtojnë kate pa leje nuk i kap burgu ashtu si qyyetarët e zakonshëm, që arrestohen edhe për kotecet e pulave.

Kjo është elita ekonomike e Shqipërisë, e cila shton pasuri pafund, por sërish nuk del dot nga sindroma e Bathores.  

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix12 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix12 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix13 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook