Lidhu me ne

Temporal

Plot me kundërshtarë, por pa opozitë

Nga Meri Lika

Gjëja më absurde që po ndodh tek ne, nga koha kur na qeveris e majta është se, edhe pse mund të jemi shumica kundër qeverisë, qeveria përsëri i fiton zgjedhjet.

Por ajo që lirisht mund ta quaj si qershinë mbi tortë të absurdit është se, ne mund të jemi edhe kundër opozitës, madje kjo e dyta të vlerësohet shumë edhe nga qeveria.

Të jesh kundër një qeverie si kjo e jona është normale, madje shumë logjike nisur nga skandalet, korrupsioni, varfëria, demagogjia, matrapazëria me të cilat është pushtuar pushteti, por të kundërshtosh opozitën është luks dhe ne duke qenë një popull që gjithmonë kemi qenë të zhytur në luks e kemi të pamundur të mos e tregojmë luksin tonë të shfrenuar.

Shqipëria është një vend shumë i çuditshëm, aq i çuditshëm saqë nuk i përket kësaj kohe. Shpesh themi “kjo është e kohës sime”, ose “kjo është e kohës së brezit të ri” sepse njeriu i përket kohës vetëm një herë në jetë; ai i përket kohës së tij kur ka kulmin e ideve, të shpërthimit të energjive, të muzikës që pëlqen apo të veprimeve të cilat ndikojnë në jetën e vendit.

E njëjta logjikë vlen edhe për popujt, shtetet, kombet, edhe ata kanë kohën e tyre, përveç ne shqiptarëve.
Për ne koha jonë ka humbur.

Situata në të cilën sot ndodhet shoqëria jonë, por sidomos situata politike është pasqyra në të cilën shohim dhe njohim veten si popull, të zhytur në një gjendje kotësie ndërkohë që duhet të ishim në periudhën tonë të artë të protestave, të kërkesës së llogarisë, të shtrëngimit të dhëmbëve ndaj pushtetit, të rrotacioneve politike të përparimit.

“Mburrja” jonë ka ngelur akoma tek Skënderbeun apo Nënë Tereza dhe ashtu të presuar mes këtyre dy figurave jemi duke jetuar në një kontradiktë të stilit barok.

Edhe pse jemi një popull kundërshtarësh (sepse ne vdesim të kundërshtojmë njëri –tjetrin), nuk jemi në gjendje të krijojmë një opozitë e cila të na sigurojë rrotacionin politik apo të na sigurojë mirëqeverisjen nga partia në pushtet.

Ndodhur në këto kushte duket sikur nëpër dyert tona po troket një ardhme e cila është në formën e një dimri të paparashikueshëm, por sigurshëm të acartë.

Duket sikur ideja e thjeshtë dhe krejt normale e të krijuarit të një opozite në disa raste na bën të dridhemi nga pasiguria dhe frika e të dalit vërtetas përballë vetes.

Opozita jonë e ndarë në parti, partiza e partiçka, njëjtë si kokrrat e grurit kur iu hidhen pulave me dorë, të cilat siç vetëdeklarojnë kanë si qëllim të rrëzojnë autokracinë dhe shesin në tregun politik aftësinë se secila e vetme mund ta rrëzojë pushtetin, por në subkoshiencë të gjitha e dinë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, për sa kohë do të jenë kokrra gruri të hedhura sa andej – këndej për të ushqyer pulat e pushtetit.

Sot jemi të mbushur me kundërshtarë e nuk kemi opozitë dhe në këto kushte “Virtyti e humb forcën nëse i mungon opozita” siç thoshte Seneka që në vitin 65 të erës së re, por çuditërisht sot 1958 vjetë pas atyre 65 vjetëve të Senekës, ne nuk e mendojmë njësoj si ai.

Vazhdojmë të grupohemi nga dy e nga tre, nga dhjetë e nga njëzetë, nga pesëdhjetë e mijë e nga gjashtëdhjetë mijë, disa duke u fryrë e duke u proklamuar se janë grata nga superfuqia e disa duke u tkurrur se janë non grata, jemi kthyer të gjithë kundër të gjithëve, dhe kemi harruar të jemi kundër pushtetit i cili qetësisht vjedh, grabit, prostituon mbi kurrizin tonë, pa pyetur as për komb e as për atdhe me qëllimin e vetëm, mbajtjen e pushtetit. 

Ne vazhdojmë të jemi kundërshtarë të njëri – tjetrit, herë të shitur e herë të blerë, herë të varur e herë të pavarur, herë me vulë e herë pa vulë, godasim mbi brez e nën brez pa mundur dot të godasim, pushtetin qoftë edhe me pambuk.

Sikur të kishte opozitë, ah sikur të kishte!

Sikur të kishte opozitë, kjo lukuni hajdutësh do të dridhej dhe do të kishte ikur nga sytë këmbët, e nuk do të guxonte të na shiste luksin e të paaftëve dhe dallkaukëve që sot ngrohin karriget e shtetit.

Sot nuk do të kishim inçeneratorë, as vulë partie që bredh xhepave dhe garancive për veting të gjyqtarëve, as presidentë që këshillohen nga parukierë, as ministra pa diploma, as ambasadorë që na ushqejnë me bar e as, e as, e as.

Por fatkeqësisht, i kemi këto më sipër dhe shumë më shumë, sepse vazhdojmë të jemi të gjithë kundërshtarë të të gjithëve, por jo opozitarë.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Sophie Rain: 20-vjeçarja e virgjër që fiton shuma marramendëse në “OnlyFans”

Sophie Rain është një nga influencueset më të komentuar në botë këtë javë falë të ardhurave të saj virale në...

Mix9 orë më herët

7 filma (drithërues) të bazuar në histori të vërteta kriminale

Historitë e vërteta të krimeve makabre që kthehen në filma nuk zhgënjejnë kurrë! Nëse jeni ndjekës të dokumentarëve apo filmave...

Mix9 orë më herët

A funksionon vërtet dieta e kafesë?

TikTok njihet për trendet e humbjes së peshës, nga dieta mishngrënëse deri te “ozempic.” Por dieta më e fundit që...

Mix9 orë më herët

Pse shfaqet herpesi në buzë? – Metodat si ta parandaloni dhe trajtoni

Herpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre...

Letersi10 orë më herët

Alain Delon: Çdo gjë është e rreme, nuk ka respekt, nuk ka më fjalë nderi…

Nga: Alain Delon Jeta nuk ka ç’të më japë më, mësova gjithçka, pashë gjithçka, por mbi të gjitha, e urrej...

Mix10 orë më herët

Nick Cannon flet për problemet me shëndetin mendor

Nick Cannon ka folur së fundmi  për shëndetin e tij mendor.  Prezantuesi  kohët e fundit pranoi se “ka nevojë për...

Mix11 orë më herët

Demi Moore flet për rolin e “Ghost”: Më frikësoi

Demi Moore tregoi se cili rol e ‘frikësoi’ gjatë një paraqitje emocionale në Hot Ones këtë javë. Aktorja e Substance...

Radar11 orë më herët

“Do çmontojmë Deep State” – Kush është Kash Patel, i përzgjedhuri i Trump për të drejtuar FBI

Presidenti i sapozgjedhur republikan, Donald Trump tha të shtunën se kishte përzgjedhur ish-zyrtarin e Sigurisë Kombëtare dhe besnikun e tij...

Mix15 orë më herët

Tre ushqime që përmbajnë më shumë hekur se mishi

Pavarësisht besimit të përhapur se mishi është burimi më i mirë i hekurit, një dietë e pasur me burime bimore...

Kryesore5 ditë më herët

Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha mbajti një...

Facebook