Lidhu me ne

Aktualitet

Skandali i TIMS ose djalli që fshihet nën tri lëkura

Nga Ferdinand Dervishi

Skandali i TIMS ose djalli që fshihet nën tri lëkura

Sot Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po shfaqet edhe në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, edhe në rolin e drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, edhe në rolin e ndërmjetësuesit me prokuroritë, edhe në rolin e i iniciuesit të standardeve të reja hetimore, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Çështjeve Evropiane, paska garantuar se të dhënat e TIMS, janë të mbrojtura dhe se nuk ka pasur rrjedhje të tyre.

Deri këtu, ai, me të tijën, është “ok”. Por vijimi i deklarimit ishte befasues.

Ministri qartësoi se për incidentin e datës 2 gusht 2023 “… i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës.”

Pra Ministri i Brendshëm, të cilit dikush duhet t’i thotë se mban post politik dhe del jashtë detyrës së tij sa herë rekomandon apo urdhëron se ku duhet te shkojnë dosjet hetimore të policisë, u paska kërkuar, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe Ardi Veliut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dosjen hetimore të sulmit ndaj sistemit TIMS ta dërgojnë të hetohet nga SPAK, por ata nuk paskan qenë dakord.

Për habi, kjo deklaratë e Ministrit të Brendshëm bie ndesh me deklaratën e tij të datës 30 gusht 2023, kur mohoi të kishte kallëzim penal për ngjarjen dhe njëkohësisht pohoi se dosja ka shkuar në Prokurori, duke u bërë qesharak për të gjithë juristët dhe njohësit e Kodit të Procedurës Penale, pasi çdo dosje hetimore, e dërguar në prokurori, përbën në vetvete një kallëzim penal.

E thënë nga Ministri Balla më 30 gusht: “Lidhur me atë që ju thoni për kallëzim, nuk është e vërtetë që ka një kallëzim, por unë kam kërkuar që të dhënat që ka disponuar agjencia e mbikëqyrjes policore të vlerësohen edhe nga ana e prokurorisë nëse ka ndonjë element, kjo është një standard i ri që do të vendoset në të gjitha strukturat e varësisë në të cilën unë kam nderin të drejtoj që në të gjitha rastet edhe kur ka një bindje që ka elementë të veprës penale, kjo “t’i vihet prokurorisë për t’i vlerësuar.”

Pra më 30 gusht 2023 jemi në nivelin e kërkesës për një vlerësim nga Prokuroria për “ndonjë element” të veprës penale, sipas një standardi minimalist të shpikur nga ministri-gjitholog, ndërsa sot ai e ngre stekën dhe thotë publikisht se paska kërkuar që hetimi të bëhet nga buldozeri i SPAK!?

Kujt ministër ti besojmë, Taulantit të datës 30 gusht 2023 apo Ballës së datës 4 tetor 2023?

Më tej, në deklaratën e sotme, Ministri Balla thotë se ishin Drejtorët Rrumbullaku dhe Veliu, të cilët i rekomanduan që dosja hetimore për sulmin ndaj TIMS ti shkonte Prokurorisë së Tiranës dhe jo SPAK.

E në këtë pikë, sa duket, djalli fshihet nën tri lëkura. Me këto deklarime, ka të ngjarë që Ministri Balla, të jetë duke u përpjekur të rregullojë “biografinë” përballë skandalit që ka autorësinë e “ekipit të ri” të tij, të propaganduar me “ide inovative” dhe nuk është aspak çudi që, në funksion të kësaj përpjekjeje, të lajë duart me të dy, edhe me Drejtorin e Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, edhe me Drejtorin e AMP, Ardi Veliu.

Kjo sepse, këta të dy i kanë luajtur rrengun, duke e dërguar dosjen hetimore në një prokurori disa shkallë më të ulët se SPAK dhe me rekorde të manipulimit të dosjeve.

Një veprim i djallëzuar, pasi hetimi sipas metodave te SPAK, qysh në hapat e para, do të rrethonte me laps te kuq pikërisht emrat e dy drejtorëve që i kanë prishur mendjen Ministrit të mos dërgohet dosja në SPAK.

Të parin, emrin e drejtorit të Përgjithshëm, Rrumbullaku, për “shpërdorim detyre” gjatë procesit të emërimit të “ekipit të ri” të Ballës, që ndërmori sulmin ndaj sistemit TIMS, dhe, të dytin, emrin e Drejtuesit të AMP, Ardi Veliu, i cili nuk hetoi këtë proces të paligjshëm emërimesh.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix14 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook