Lidhu me ne

Mix

7 Llojet e dhimbjes së stomakut/ Ja kur duhet të shqetësoheni

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni?

“Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”,- tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”. Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre. Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart.

Mund të keni gurë në tëmth.
“Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e tëmthit. Ato irritojnë fshikëzën e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të mprehtë në pjesën e sipërme të barkut. Kjo mund të ndodhë nga përkeqësimi i dietës, e cila mund të përmbajë shumë yndyra. Njerëzit mund të ndjejnë dhimbje edhe në shpatullën e djathtë ose në rreth zonës së shpinës”-, thotë Dr Reshma. Nëse dhimbja lidhet me fryrje të pakëndshme.

Kjo mund të ndodhë nga gazi i tepërt në stomak.
“Gazi në traktin tretës vjen nga ajri i gëlltitur dhe ndodh kur hamë shumë shpejt, përtypim çamçakëz, kemi shumë ëmbëlsues artifizialë ose hamë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile ose fasule”,- tha Dr Rashima, e cila shtoi: “Gazi i tepërt është një simptomë e zakonshme, por nëse keni simptoma të tjera, të tilla si gjak në jashtëqitje, humbje peshe pa shkak, atëherë mund të shqetësoheni. Fryrja mund të lidhet me probleme serioze të tilla si tumoret, prandaj duhet të bëni një vizitë tek mjeku”.
Nëse keni dhimbje të lehtë deri në të fortë në pjesën e sipërme të stomakut.
Zakonisht kjo ngatërrohet me gurët në tëmth dhe anasjelltas. Kjo ndodh kur stomaku është dëmtuar dhe ju vuani nga ulçera. Kjo mund të shkaktohet nga ilaçet kundër dhimbjeve si ibubrofen ose aspirina. “Dhimbja mund të përhapet në shpinë dhe zakonisht ndodh para ose pas ngrënies. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë të vjella me gjak. Ju mund të përjetoni edhe urth, humbje të oreksit dhe humbje peshe, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku”,- tha Dr Rashima.

Nëse dhimbja është e fortë dhe fillon në shpinë.
Mund të vuani nga infeksioni i veshkave. Nëse vuani nga një ndjesi djegieje të rëndë kur shkoni në tualet, atëherë mund të keni infeksion në veshka. “Simpatoma të tjera të këtij infeksioni janë marrje mendsh, të vjella, dhe mungesë energjie. Ju keni nevojë për trajtim të shpejtë me antibiotikë”, – tha Dr Rashima.

Nëse keni dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut.
Mund të jetë apendicit. Kjo shkaktohet kur hyrja e apendisitit bllokohet dhe mostrajtimi mund të çojë në shpërthim të tij. Simptoma të tjera janë të vjella, ethe dhe marrje mends hose të përziera”,- thotë Dr Rashima

Nëse keni dhimbje barku dhe diarre.
Edhe pse emri i zakonshëm për gastroenteritin është grip ii stomakut, problem në fakt është një infeksion i traktit tretës. Kjo shkaktohet kryesisht nga helmimi me ushqim ose nga ndonjë infeksion, sipas Dr Rashima-s. Simptoma të tjera që mund të hasni janë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të merrni ilaçe kundër dhimbjeve. Gjithashtu këshillohet që të lani duart pas prdorimit të tualetit dhe pas ngrënies

Nëse keni dhimbje stomaku shoqëruar me fryrje.
Mund të vuani nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS).
Ekzistojnë tre lloje të IBS. E para shkakton dhimbje barku shoqëruar me diarre dhe fryrje, e dyta shkakton dhimbje, fryrje dhe kapsllëk, e treta shkakton një përzierje të të dyja llojeve të para.
Simptomat e tjera përfshijnë nevojën urgjente për të shkuar në tualet pavarësisht se mund të keni pak minuta që keni kryer nevojat tuaja./Agroweb

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook