Lidhu me ne

Kryesore

Përplasjet në Kuvend, Spiropali: Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut

Përplasjet në Kuvend, Spiropali: Tymuesen e mbajti në dorë

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas kaosit të krijuar sot në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan punimet e seancës. Spiropali shkruan ndër të tjera se tymuesen e mbajti në dorë Ervin Salianji, por se “tymi dilte nga koka e Saliut”.

Postimi i plotë:

Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut

Rindodhi sot, por kishte ndodhur edhe një ditë më parë. Do të ndodhë edhe javës tjetër dhe nuk i dihet se deri kur do të vazhdojë e njëjta histori. Opozita bllokoi parlamentin dhe përdhosi solemnitetin që duhet të ketë normalisht ajo sallë. E shndërruan sallën në një arenë sherri e dhune, rrëmuje e bolorije qesharake, tragjike e komike njëherësh. Në vend të forcës së fjalës, ata i dhanë fjalën dhunës kuturu. Kësaj të enjteje, të enjten e Doktorit, siç e quante dikur Ilir Meta, pati shumë protagonistë; deputetët e opozitës si personazhe dhe karriget e deputetëve të shumicës, si rekuizitë. Karriget u përdorën si barrikadë për të penguar instrumentin e punës së Parlamentit që është pikërisht fjala.

Kjo e enjte pati dhe një risi. Ajo çfarë ndodhi realisht ishte krejt ndryshe nga ajo çfarë u pa në sallë dhe u transmetua në media. Tymuesen e mbajti në dorë Salianji, por tymi dilte nga koka e Saliut! Njeriu që ka ndezur zjarr nëpër Shqipëri për hir të jorganit vetjak, solli tymin në sallën e seancave plenare si kërcënim për çfarë do të donte të bënte sërish për të gjithë vendin.

Sali Berisha është në dyert e SPAK-ut. Kjo është arsyeja pse, Doktori i ka shndërruar dhe do të vazhdojë t’i mbajë të shndërruar deputetët e tij në një togë pushtuese të institucionit duke kërkuar ta marrë atë peng, duke penguar zhvillimin normal të veprimtarisë së tij në kundërshtim me çdo ligj, kod e moral. Berisha është frymëzuesi i sulmit të së mërkurës mbi dyert e Kryesisë së Kuvendit dhe bllokimin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe sulmit bis në sallën e seancave plenare.

Duke shkelmuar ato dyer, ai kërkon të shqyejë dyert në të cilat normalisht do të duhet të shkojë si çdo qytetar i këtij vendi, për të ballafaqur të vërtetën e tij vetjake me akuzën penale publike. Një akuzë, e cila jo për koicindencë, ngjan me vendimin fatal të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili konsideronte se në cilësinë e kryeministrit, Berisha ka pasuruar familjen e tij dhe se me retorikën e tij kishte shmangur llogaridhënien përpara drejtësisë. Kështu ka firmosur Sekretari Blinken dy vjet më parë në Ëashington, dhe kështu dyshon SPAK-u në Tiranë dy vjet më pas për atë çfarë Berisha ish-kryeministër ka bërë dikur në pjesën e parë dhe po vazhdon ta bëjë sot e gjithë ditën në pjesën e saj të dytë. Është dëshpëruese kur shihen njerëz të votuar si përfaqësues të popullit të bëhen barrikadë

njerëzore për hallet vetjake të një individi të vetëm. Është një tunel në të cilin ata kanë futur veten, ku askush nuk mundet t’i ndihmojë të dalin në dritë. Është gjithashtu dëshpëruese të shohësh një njeri i cili ka qenë qeramarrës i zyrës më të lartë të shtetit si president i republikës dhe më pas, edhe kryeministër i vendit, që të ndodhet në një pozicion të tillë. Edhe pse jam pjesë e pamunguar e akuzës politike dhe publike mbi të, ndjej keqardhje për Berishën si individ, por besoj fort se e vetmja mënyrë e tij për të dalë si politikan nga kjo situatë, është ballafaqimi me akuzën.

Ai që është sjellë për tre dekada si burri i fortë i politikës, kryeakuzatori politik i gjithkujt, duhet të gjejë forcën për të ballafaquar veten me akuzën publike. Nëse zgjedh të vazhdojë revolucionin e karrigeve, në rastin më të keq, ai mund të shkaktojë të tjera fraktura në kohë, por fati i tij është i ndarë prej kohësh me fatin e vendit. Sa më shpejt ta kuptojë një gjë të tillë edhe toga e tij e sulmit me imunitet parlamentar, aq më mirë do të jetë për të gjithë. Për Berishën të parin. Duke kursyer kështu njolla të tjera në duart e deputetëve, të cilat nuk mund të fshihen me delikatesën e shamive prej letre.

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook