Lidhu me ne

Temporal

Ngërçi i mbrojtjes berishiste

BLENDI KAJSIU

Blendi Kajsiu

Mbrojtja që po bën berishizmi përballë hetimit të privatizimit të sport-klub partizanit nuk po ngjit, jo vetëm tek elektorati gri por edhe tek elektorati i djathtë në përgjithësi. Arsyeja është se berishizmi po mbrohet përballë SPAK me një strategji politike, ndërkohë që forca e argumentit berishist qëndron tek llogjika juridike.

Berishizmi e ka të humbur debatin politik mbi privatizimin e klubit Partizani. Ndërkohë debatin jurdik mbi këtë çështje edhe mund ta fitojë. E megjithatë strategjia e zgjedhur nuk është juridike por politike, qoftë nëpërmjet sulmeve politike ndaj SPAK-ut qoftë nëpërmjet zhurmnajës së krijuar nga opozita berishiste në parlament.

Problemi është se akuzat politike ndaj SPAK nuk fshehin dot faktin që dhëndri i Berishës ka përfituar nga vendimmarrja politike e vjehrrit. Këtë e pranojnë edhe vetë berishistët. Dhe ky është një problem politik sepse në sytë e opinionit publik nënkupton pasurimin e dikujt si pasojë e lidhjeve që ka me pushtetin, më shumë se si pasojë e aftësive të tij në biznes.

Është e vështirë sot të gjesh ndonjë shqiptar, majtas apo djathtas, që mendon se dhëndri do bëhej milioner nëse Berisha nuk do ishte në pushtet. Mjafton diferenca mes pasurisë së tij dhe të ish-pronarëve të tjerë për të kuptuar që pasurimi nuk ka ardhur thjesht nga trashëgimia e pronës.

Është po kaq e vështirë të argumentosh që pasurimi është pasojë e aftësive në biznes, pasi pasuria nuk është krijuar përpara por gjatë pushtetit të Berishës.

Pra po të përdorim llogjikën dhe standartin politik, Berisha e ka të pamundur të evitojë akuzën se familja e tij është pasuruar gjatë, dhe si pasojë e qëndrimit të tij në pushtet. Është e njëjta llogjikë që Berisha ka përdorur me kundërshtarët e tij politik.

Ky është standarti politik. Është një standart më i ulët se ai juridik, pasi nuk është e nevojëshme të provohet se pasurimi ishte i ligjshëm apo i paligjshëm. Për të akuzuar politikisht mjafton të provosh që familjarët e një kryeministri janë bërë milionerë gjatë qeverisjes së tij, pavarësisht mënyrës.

Ndërkohë llogjika juridike, sidomos ajo penale, ofron një standart shumë më të lartë prove. Nuk mjafton evidentimi i pasurimit si pasojë e vendimeve të pushtetit, duhet provuar se pasurimi është bërë në mënyrë jo të rregullt, ose se pushteti është ushtruar në funksion të pasurimit personal apo të familiarëve. Pra duhet provuar se qëllimi i vendimmarrjes (dhe jo thjesht pasoja) ka qenë pasurimi i familiarëve. Dhe kjo nuk është e lehtë për t’u provuar.

Kemi të bëjmë me një kriter juridik shumë më të vështirë për t’u provuar se kriteri politik, ku qëllimi i vendimarrjes nuk ka rëndësi përballë rezultatit. E megjithatë mbrojtja berishiste ka vendosur në plan të parë llogjikën politike dhe jo atë juridike. Strategjia aktuale është denoncimi dhe delegjitimimi i SPAK-ut si instrument politik i Edi Ramës, edhe pse SPAK ka ekspozuar korrupsionin e qeverisjes Rama shumë më bindshëm se Berisha.

Politizimi i çështjes i kthehet si bumerang vetë berishizmit pasi me standartin politik qeverisja e Berishës është fajtore për sa kohë gjatë saj familiarët e tij janë bërë milionerë. Politikisht Berisha e ka të pamundur t’i bindë shqiptarët, qoftë edhe foltoristë, se familja e tij nuk është pasuruar kur ai ishte në pushtet.

Për këtë arësye mbrojtja berishiste nuk ngjit dhe nuk e bind dot opinioni publik. Berishistët e ftojnë qytetarin ta gjykojë çështjen nëpërmjet llogjikës politike dhe jo asaj juridike. Ama nga këndvështrimi politik qytetarit nuk i intereson nëse pasurimi i familiarëve të Berishës nuk ishte produkt i vendimmarrjes së qëllimshme apo të parregullt. Në gjykatën e opinionin publik mjafton fakti që vendimet e vjehrrit kanë prodhuar pasurimin e dhëndrit për të deklaruar një qeverisje të korruptuar.

Në fakt ky është fakti që del në pah sa më shumë rritet zhurma politike berishiste; pasurimi me miliona euro i dhëndrit gjatë qeverisjes së vjehrrit. Dhe kjo është një histori që shqiptarët e njohin mirë. Vetë Berisha ka dekada që e denoncon. Ndaj strategjia e tij politike është një rrugë pa krye që po çon në greminë edhe atë pak opozitë të mbetur.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Ja cilat ushqime kanë magnez

13 ushqime që përmbajnë nivel të lartë magnezi Personat me diabet tip 2, tension të lartë të gjakut ose sëmundje...

Mix13 orë më herët

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë...

Mix13 orë më herët

Horoskopi për nesër

Dashi: Këtë javë, vendosmëria dhe përpjekjet tuaja nuk do të kalojnë pa u vënë re, gjë që mund të përkthehet në...

Mix13 orë më herët

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin...

Mix14 orë më herët

Çorba e Hasit, receta tradicionale shqiptare trashëguar ndër shekuj

Çorba e Hasit është një ndër recetat më të vjetra, të trashëguara brez pas brezi të kuzhinës shqiptare, specialitet i...

Mix3 ditë më herët

Infeksionet e veshit, faktet dhe zgjidhjet e mira natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet shëndetit, si të ftohtit...

Mix3 ditë më herët

3 lloje të ndryshme të dhimbjeve të fytit/ Mënyra më e mirë për të trajtuar secilën prej tyre

Foto ilustruese Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të nënkuptojë se është e dhimbshme për të gëlltitur,...

Mix3 ditë më herët

Shkrimi origjinal i David Bowie për dy tekste këngësh del në ankand për 100 mijë paund

Fleta me tekstin e David Bowie që ka dalë në ankand Fleta e teksteve të shkruara me dorë të këngëtarit...

Mix3 ditë më herët

Gigi Hadid reagon sërish për Palestinën

Modelja Gigi Hadid, me prejardhje nga Palestina ka shprehur swrish mbështetjen për vendin e saj pas sulmeve nga qeveria Izraelite....

Mix4 ditë më herët

A e dini sa kushton një veshkë, mëlçia apo zemra? Ja lista e plotë me çmimet e organeve të trupit

Nuk është praktikë e pa dëgjuar transplanti i organeve. Mirëpo gjetja e organit, e aq më tepër përputhshmëria e tij...

Facebook