Lidhu me ne

Mix

Sa ditë është normale vonesa e menstruacioneve ( ciklit menstrual )

Kur cikli menstrual paralajmëron probleme me shëndetin

Ciklet menstruale “normale” ndryshojnë nga një grua/vajzë tek tjetra. Një sërë faktorësh mund të ndryshojnë ciklin menstrual, ndërkohë që mosardhja e periodave mund të sinjalizojë se është koha për të bërë një test shtatzënie.

Kur është “normal” një cikël menstrual?

Cikli nënkupton numrin e ditëve nga dita e parë e periudhës menstruale së një gruaje deri në ditën e parë të periudhës së ardhshme. Një cikël është rreth 28 ditë, por mund të jetë disa ditë më i gjatë ose më i shkurtër. Ovulacioni ndodh rreth 14 ditë para se të fillojë cikli tjetër.

Cikli menstrual zgjat nga 3 deri në 7 ditë. Kohëzgjatja është e ndryshme në çdo grua. Në fillim të ciklit menstrual, membrana mukoze fillon të rritet përsëri dhe fillon një cikël i ri.

Ngjyra e gjakut ndryshon nga e kuqe e errët në kafe ose e kuqe më e hapur. Nëse keni aq shumë gjakderdhje sa duhet të ndryshoni pecetën ose tamponët çdo orë, duhet të konsultoheni me një mjek. Trupi i çdo njeriu është i ndryshëm, prandaj dhe cikli menstrual ndryshon dhe ajo çfarë është “normale” ndryshon nga një grua/vajzë te tjetra. Disa metoda për kontrollin e lindjes ose gjendje shëndetësore mund të ndikojnë në ciklin menstrual.

Cilat janë shkaqet e vonesës së periodave?

Mungesa e periodave është një nga shenjat e para të shtatzënisë, megjithatë jo gjithmonë do të thotë se jeni shtatzënë . Ndonjëherë keni vonesë të ardhjes së periodave pa asnjë arsye, sidomos gjatë viteve të para të ardhjes së periodave.

Një sërë faktorësh të tjerë mund të çrregullojnë ciklin menstrual dhe të ndikojnë në kohën e ardhjes së periodave. Këtu përfshihen:

Përdorimi i metodave hormonale për kontrollin e lindjes, si pilulat, ngjitësi kontraceptivë, unaza vaginale ose pajisje IUD hormonale.

  • Marrja e pilulës pas mëngjesit
  • Ndryshimet hormonale
  • Sëmundje të ndryshme
  • Marrja e barnave të caktuara
  • Aktiviteti i tepërt fizik
  • Shtimi ose rënia e menjëhershme nga pesha
  • Stresi
  • Menopauza

Bëni një test shtatzënie nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe keni vonesë të periodave. Metodat hormonale mund të ndikojnë në cikël dhe mund të çojnë edhe në vonesë të periodave. Nëse i keni përdorur metodat për kontrollin e lindjes rregullisht ose keni përdorur metoda të një cilësie shumë të lartë (si implanti ose pajisja IUD hormonale), është gati e pamundur që mosardhja e periodave të tregojë se jeni shtatzënë. Në çdo rast, bëni një test shtatzënie që të jeni të sigurta.

Por nëse cikli menstrual është i çrregullt?

Është shumë normale që të keni cikle menstruale të çrregullta në një pikë të jetës tuaj – sidomos në vitet e para të ardhjes së periodave.

Cikël menstrual të çrregullt do të thotë kur:

  • Keni vonesa në ardhjen e periodave
  • Periodat vijnë më herët ose më vonë
  • Keni gjakderdhje më të shumtë ose më pak se zakonisht
  • Keni gjakderdhje më gjatë se zakonisht
  • Ndryshon koha e ardhjes së periodave nga muaji në muaji

Mbajtja shënim e ditëve të ardhjes së periodave dhe simptomat në një kalendar për ciklin menstrual ose aplikacion është mirë që të mësoni çfarë është normale për trupin tuaj. Disa gra/vajza kanë shpesh cikle menstruale të çrregullta, si pasojë e mënyrën si trupi funksionon normalisht apo edhe nga një problem shëndetësor. Nëse keni shpesh cikle menstruale të çrregullta, konsultohuni me një mjek për të zbuluar arsyen.

Kur duhet të vizitoheni tek mjeku

Kontaktoni një mjek nëse:

  • Jeni të shqetësuara se mund të keni ngelur shtatzënë sepse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe nuk ju kanë ardhur periodat.
  • Keni aq shumë gjakderdhje sa duhet të ndryshoni pecetat ose tamponët çdo orë.
  • Periodat zgjasin më shumë se zakonisht, ose më gjatë se 7 ditë.
  • Keni marrje mendsh ose si gjendje të fikëti
  • Jeni 16 vjeç dhe akoma nuk ju kanë ardhur periodat
  • Keni dhimbje të forta para ose gjatë periodave
  • Cikli çrregullohet krejt papritur ose ndalojnë fare periodat
  • Periodat vijnë më shpesh se çdo 21 ditë ose më pak se çdo 45 ditë
  • Jeni shumë në ankth ose depresion gjatë kohës që ju vijnë periodat

Ku duhet të drejtohem nëse kam probleme me ciklin menstrual?

Mund të flisni me mjekun e familjes ose gjinekologun nëse keni cikël menstrual të dhimbshëm ose shqetësoheni për simptomat e periodave.

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Në Kosovë rriten pensionet me 20%, në Shqipëri me 4%

Ju kujtohet pak javë më parë kur mazhoranca mbushi çdo dritare të mediave shqiptare me indeksimin e pensioneve me 4%?!...

Radar8 orë më herët

Florida, amerikanët presin me ankth uraganin Milton!

Erërat e forta uragane do të fillojnë të godasin bregun më vonë sot përpara rënies së Miltonit në tokën e...

Mix9 orë më herët

Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit

Ne librin e ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrefeu se ai ishte...

Radar9 orë më herët

Deri në 51,000 fëmijë në Gaza mund të jenë të pashoqëruar ose të ndarë nga prindërit

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka publikuar një raport të ri që detajon ndikimin shkatërrues që lufta e Izraelit në...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat më kreative të horoskopit

Nëse e doni artin dhe frymëzimin, atëherë duhet të keni pyetur veten se cilat shenja të zodiakut kanë aftësinë të...

Mix3 ditë më herët

9 kullat më të larta në botë

Kullat më të larta në botë janë ndër ndërtimet më impresionuese dhe simbolet e zhvillimit modern. Ato janë të njohura...

Mix3 ditë më herët

Si humbja e dëgjimit rrit rrezikun për demencën

Një studim i ri dhe i madh nga Franca nënvizon lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe demencës. “Duke pasur parasysh...

Mix3 ditë më herët

Truri dhe funksionet e tij

Truri i njeriut është një organ kompleks dhe kritik që funksionon si qendra kontrolluese e sistemit nervor dhe si qendër...

Mix4 ditë më herët

Anne Hathaway konfirmon vazhdimin e “The Princess Diaries”

Anne Hathaway ka konfirmuar së fundmi se do të ketë një vazhdim të ri të “The Princess Diaries”. 41-vjeçarja postoi...

Mix4 ditë më herët

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët...

Facebook