Lidhu me ne

Mix

Pse ndodh vonesa e ciklit menstrual dhe a nënkupton kjo vetëm shtatzaninë?

Kur ndodhin vonesa të ciklit menstrual, menjëherë fillon paniku për një shtatzani të mundshme.

Por, përpiquni të mos shqetësoheni shumë sepse kjo është normale nëse ndodh herë pas here.

Arsyet më të zakonshme të vonesës së ciklit janë shtatzënia, stresi, humbja e papritur e peshës, stërvitjet ekstreme, marrja e pilulave kontraceptive etj.

Nëse jeni seksualisht aktiv dhe periodat tuaja janë vonë, ekziston mundësia që të jeni shtatzënë, kështu që është mirë të bëni një test.

Nëse keni bërë një test dhe rezulton negativ ose jeni shumë të sigurt që nuk është shtatzëni sepse nuk keni qenë seksualisht aktive, atëherë mund të ketë një numër arsyesh të tjera pse menstruacionet janë vonuar.

1.Ushtrimet

Ushtrimet e tepërta mund të bëjnë që trupi juaj të luftojë për të prodhuar estrogjen të mjaftueshëm për të përfunduar ciklin e tij menstrual.

2.Ndryshimi në peshë

Një humbje dramatike e peshës gjithashtu mund të ndikojë në ciklin tuaj, pasi trupi mund të mbetet i paaftë për të prodhuar estrogjen, mbipesha gjithashtu mund të parandalojë ciklin nëse ka një rritje të estrogjenit.

3.Stresi ose sëmundja

Trupi juaj mund të ndalojë ciklin nëse kaloni një kohë stresuese në punë ose në jetën tuaj personale.

Një zonë e trurit tuaj ku rregullohen hormonet për ciklin mund të ndryshohet, duke çuar në menstruacione të vonuara.

Por, edhe sëmundje të ndryshme siç është edhe ftohja mund të ndikojë që cikli juaj të vonohet.

4.Sindroma e vezoreve policistike

Sindroma e vezoreve policistike ndodh kur qeset në të cilat ndodhen vezoret nuk janë në gjendje të lëshojnë një vezë, që do të thotë se ovulacioni nuk ndodh.

Në këto raste të mbetesh shtatzënë natyrshëm është e pamundur, pasi asnjë vezë nuk lëshohet në tubin fallopian gati për fekondim, e kjo gjendje mund të bëjë që të ketë edhe vonesa në cikël.

5.Menopauza e parakohshme

Rreth një në 100 gra përjetojnë menopauzë para moshës 40 vjeç dhe kjo njihet si menopauzë e parakohshme.

Ndodh kur nivelet e estrogjenit në trup fillojnë të bien dhe kjo mund të shkaktohet nga sëmundjet, gjenetika ose procedurat mjekësore.

6.Mjekimi

Përdorimi i ilaçeve të ndryshme e sidomos i atyre kundër depresionit dhe kimioterapia mund të ndryshojnë ciklin tuaj menstrual.

Mjekët këshillojnë që të prisni që menstruacionet t’iu vijnë natyrshëm dhe të mundoheni të mos përdorni ndonjë ilaç për t’a nxitur këtë proces.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix13 orë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar13 orë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar13 orë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix13 orë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix13 orë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix13 orë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix13 orë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix13 orë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Mix13 orë më herët

U bënë miq gjatë Ferma Vip, habit Marjana Kondi: Dijonis Biba më dha 80 mijë euro nga çmimi i madh

Aktorja e komedisë Marjana Kondi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një podcasti. Ajo u shpreh se ka marrë...

Facebook