Radar
Lubonja: Kupola e krimit të organizuar në Shqipëri është qeveria
Analisti Fatos Lubonja tha se kupola e mafies në Shqipëri është qeveria.
Ndër të tjera, Lubonja u shpreh në studion e emisionit “Open” në Neës24, se mafiet shqiptare në Britani po rekrutonjnë të rinjtë.
Komenti i Lubonjës erdhi në vazhdën e deklaratës së kryeprokurorit të Napolit, Nicola Gratteri, i cili ka deklaruar se mafia shqiptare është ndër tre më të rrezikshmet në Evropë.
“Grateri nuk ka folur për herë të parë, ai është kryeprokuror i Napolit dhe nëse ju kujtohet kur doli çështja e Tahirit ai ka qenë atje. Që atëherë e kam dëgjuar të flasë për mafien shqiptare. ‘Shqipëria është si Kalabria e viteve ’60’, kam dëgjuar të thuhet. Mafie ka dy kuptime, Grateri e përdor në kuptimin krim i organizuar. Fakti që përbëhet nga njerëz dhe nga një kombësi, kjo nuk mund të mohohet nga një raport, shqiptarët dalin të parët, më pas brazilianët dhe kolumbianët. Ç’është ky krim? Pse të rinjtë shqiptarë merren me drogë? Ne e dimë ç’po ndodh me të të rinjtë në Britani. Mafiet shqiptare rekrutonin të rinjtë. Shqiptarët e kanë filluar ekonominë pas viteve ’90, ku shumica janë marrë me trafik njerëzish, prostitucion dhe te krimi, pasi s’kemi qenë të zot të ndërtojmë një shtet ku njerëzit janë të edukuar. Një shtet inkubator krimi. Te ne nuk ka mafie me kupolë, kupola është qeveria”, u shpreh Lubonja.