Lidhu me ne

Aktualitet

LISTA E RENDITUR – Pushtetarët, gazetarët dhe aferat që denoncoi Arben Ahmetaj


Përgjatë intervistës në Syri TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, përmendi një mori emrash pa harruar të hidhte mbi ta akuza.

Krahas emrit të kryeministrit Rama, apo të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ahmetaj akuzoi politikanë dhe biznesmenë dhe persona publikë si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-zv.kryeministri pretendoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë procedurë për 3 inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës dhe se nuk ka lidhje me këto afera korruptive, pasi nuk ka hedhur asnjë firmë.

Emrat dhe akuzat që përmendi Arben Ahmetaj:

Edi Rama

Ahmetaj pretendoi se kreu i qeverisë Rama ka qenë një nga ideatorët e inceneratorit të Tiranës, ku theksoi se ai ka si qëllim që të mbyllë aferën me inceneratorin e Tiranës, vetëm me akuzat ndaj tij.

“Qendrat janë Kryeministria dhe Bashkia (e Tiranës). Njëri thotë më ka zhgënjyer se do të krijojë idenë se ky është personi. Tjetri thotë ideja e atij ka qenë. Ky vërtet nuk ka firmosur, por ky e meriton ta hajë. Domethënë një ‘show’ hollivudian”, u shpreh Ahmetaj.

Erion Veliaj

Arben Ahmetaj nuk la pa përmendur duke hedhur  akuza edhe mbi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, si personin që ka ngritur goditjen ndaj tij.

Ahmetaj theksoi se kryebashkiaku Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ku nënvizoi se nëse do të bëhej një hetim i vërtetë për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët do të llahtariseshin, por akuzoi SPAK-un se nuk po bën hetim të vërtetë.

Ai dha një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nuk do të lejojë që të bëhet “kokë turku” për të.

Ish zv.kryeministri nënvizoi se lidhjet për goditjet ndaj tij shkojnë nga Edi Rama te “Top Channel”, te Ben Blushi, te Mirel Mërtiri dhe tek gazetari Adriatik Doçi. .

Blerim Hoxha

Ndër të tjera, sh-zv.kryeministri përmendi emrin e një biznesmenit shqiptaro-zviceran Blerim Hoxha, i cili sipas tij ka 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës, por që emri i tij deri më sot nuk ka dalë dhe askush nuk e ka përmendur.

 “Unë kam besimin të konsoliduar se Mirel Mërtiri nuk është më pronari. Ia kanë marrë, e kanë syrgjynosur për t’ia marrë. Po i pyes gazetarët që rrinë te SPAK-u, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës? Blerim Hoxha i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh kanë qeveritarët dhe biznesi në Shqipëri”, u shpreh ai.

Gazetari Adriatik Doçi

Ahmetaj akuzoi ndër të tjera dhe gazetarin Adriatik Doçi, pasi sipas tij ky i fundit ka marrë nga Rama dhe Veliaj një dosje të gatshme mbi inceneratorët për ta paraqitur në SPAK.

“Ramës i ka humbur dhe e ka gjetur, Adriatik Doçi, mercenari. Lidhje shumë interesante. Pyeti, tani drejtorin e ujësjellësin e Tiranës që është sot, Kacidhja, çfarë e lidh me Adriatik Doçin, dreka dhe darka. Mos ndoshta përgatitje për goditjen ndaj prokurorëve. Çfarë e lidh dreka dhe darka para dy javësh. Çfarë e lidh ujësjellësin e Tiranës, me Adriatik Doçin. Apo ajo që e lidh Doçin me oligarkët te resorti i ‘Rolling Hills’. Çfarë e lidh? Nuk është për t’u diskutuar nga unë, se është përdorur si instrument i paguar. Dhe menjëherë filloi ‘Top Channel’”, u shpreh Ahmetaj.

Ben Blushi dhe Top Channel TV

Duke hedhur akuza edhe mibi televizionin  “Top Channel”, dhe ish-drejotin e saj Ben Blushin,  ish-zv.kryeministri tha se ky tv e ka sulmuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama pa ndalim. 

Ai shtoi se disa media të tjera janë bërë mercenare të njerëzve të një megaafere dhe e kanë sulmuar për llogari të tyre.

 ‘Top Channel’ e filloi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. Ky është një kapitull tjetër që ndoshta do të takohemi sërish dhe do të flasim. E mbajti tre muaj. Vuri reklamë në ‘Big BBrother’ Fëmija im i madh ka kaluar një periudhë shumë të gjatë në depresion. U llahtaris me 20 shoqe kur e pa. Cili ishte korrupsioni im? Tre muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës, ai televizion, luftën e Ukrainës, më mbajti mua. Në njërën anë më thoshin, shiko se ai ka qenë armiku ynë. Unë historikisht kam qenë mik i ish-pronarit. Madje periudhën që fatkeqësisht humbi jetën, në 2007, po diskutonim të hynim bashkë në biznes, kur unë isha jashtë politikës. Pra nuk kam qenë ndonjëherë armik i ‘TCH’”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.

“Besoj se me ndonjë batutë do t’ju përgjigjet kryeministri, ndonjëherë kur ta pyesni, do t’ju bëjë batutën e radhës të dardhave, mollëve dhe pjeshkave që vërtiten aty. Dhe në mbledhje të kryesisë tha, u kërkoj ndjesë shqiptarëve, nënave dhe motrave, por edhe të gjithë qytetarëve, ka përdorur shprehjen; do të shkojë në të s’ëmës ai që prish unitetin e partisë. Kërcënimi i parë. Njerëzit që më njohin, shpesh e dinë se jam edhe impulsiv. Kam qenë në dilemë të madhe, por që në 24 atë ditë vendosa të mos flisja. Mendova që mosha ime, gati 55 vjeç, nuk duhet të jem më impulsiv dhe besoj se kam bërë mirë se do të kisha thënë gjëra që në qetësi të plotë nuk do t’ia falja vetes për humbje etike. Unë do të veja në të s’ëmës dhe ky do të më çonte mua në të s’ëmës. Le të bëjë dhe të qeverisë me batuta sa të dojë. Në vazhdim, siç ju thashë që unë nuk isha pjesë e dosjes Elbasan dhe Fier, dhe u sajua pjesa e mercenarit. I është dhënë dosja e mercenarit te ‘Sofra e Ariut’. Atë dosje ndoshta dikur, ndoshta, e ka pasur, nuk i bie më qafë, Mireli. Mireli ia ka dhënë Blushit. Blushi ia ka dhënë Ramës”, u shpreh Ahmetaj.

 Ai përmendi “Top Channel”-in si një nga mediat e paguara nga inceneratorët.

“Unë isha i akuzuar nga opinioni publik pra, në populizmin penal shqiptar, unë po goditesha me gurë nga dritaret e ‘Top Channel’, apo nga të gjitha mediat e paguara nga inceneratorët. Mercenarë, vullnetarë, të paguar, të sponsorizuar, të gjithë. Unë habitem se si, kur del nëpër letra se je paguar nga inceneratorët dhe të dalësh të bësh sikur po lufton korrupsionin është çmenduri. Megjithatë ky është një diskutim dhe kapitull tjetër. Pra, po të hetohet Tirana, shqiptarët nuk do të habiten, por do të llahtarisen. Do të shkojë shumë lart”, nënvizoi ish-zv.kryeministri.

“Eco Park”

Arben Ahmetaj lëshoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur “Eko Park”-un në Durrës.

Gjatë emisionit Ahmetaj zbuloi se një person i afërt i kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti.

“E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ‘Eko Park’-u duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi”, u shpreh ai.

Kërcënimet me jetë

Ahmetaj bëri të ditur se është kërcënuar 3 herë, por shtoi se rasti i parë ka qenë kur e telefonoi një person i panjohur nga burgu.

“Unë jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë drejtpërdrejt. Për të qenë i sinqertë, kur më kërcënuan te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim te liqeni nuk e lashë më të më ikte medemek si trim i madh se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë te rrethi te Liqeni, aty ku isha me qira. Por kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht”, nënvizoi ai.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook