Aktualitet
“Tualeti me dritare është luks sot në Tiranë” – Konsultenti i shitjeve: Ja çfarë fshehin, kur thonë “apartament okazion”
Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren në okazion kryesisht vetëm kur kanë një defekt.
Komentet Beti i bëri në Euronews Albania, ku tha se qytetarët duhet të shohin edhe cilësinë e ndërtimit dhe jo vetëm çmimin.
Ai shtoi se shumë ndërtues kursejnë te materialet, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë dhe në përfundim nxjerrin ndërtime pa cilësi.
Sipas tij, në pallatet në Tiranë, të kesh sot dritare në tualet, është luks.
“Një pjesë e madhe e njerëzve, kur nisen të blejnë një apartament, shohin nëse ka okazion. Por nuk shohin cilësinë e ndërtimit, vendin e ndërtimit, etj.
Kursimi i ndërtuesve te materialet e ndërtimit, përkthehet në fund te cilësia. Kabujt e aspirimit janë me 3-5, varet nga ngarkesa që do të mbajë.
Pra nëse duhet të marrë një material me 7 lekë, ai merr një material me 4 lekë.
Pra okazion duhet të kuptojmë një sërë elementësh, jo vetëm çmimi.
Askush nuk e nxjerr përgjithësisht një banesë në okazion, nëse nuk ka një defekt, ose kur ka nevojë për likuiditet ndërtuesi, çka nuk e vëmë më re te ndërtuesit, pasi ata kanë 30 vite dhe kanë krijuar kapital për t’i mbyllur ndërtimet.
Të kesh sot dritare në tualet në pallatet në Tiranë, është luks”, tha Beti.