Lidhu me ne

Radar

Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Duart e McGonigal edhe në aferën e inceneratorëve! Të turpshme shpifjet e Ramës ndaj meje

Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Duart e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka reaguar për dënimin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal me 28 muaj burg.

Kryedemokrati Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “shpifjet” që bëri në emër të tij, ndërsa tha se është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike, që kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI, për të sulmuar kryetarin e opozitës.

“Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë”, tha mes të tjerash Basha.

Ai shtoi më tej se “drejtësia amerikane foli dhe McGonigal pranoi të gjithë operacionin e pisët kundër Lulzim Bashes dhe PD”.

Gjithashtu Basha theksoi se pas një investigimi “bazuar në fakte dhe prova, është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale”.

“Duart e McGonigal gjenden edhe në aferën e inceneratorëve. Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq. Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve”, deklaroi Basha.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix11 orë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Mix11 orë më herët

Ja çfarë thotë studimi për njerëzit që flenë shumë

Studimin e publikuar në “British Medical Journal” e udhëhoqi John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm. Studiuesit kanë analizuar gjumin...

Mix11 orë më herët

A duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë! Sqaron mjekja gjinekologe!

Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë...

Mix11 orë më herët

3 seriale të Netflix që mund t’i shihni këtë fundjavë

Edhe pse ka shumë gjëra që i duam tek Netflix, një nga aspektet më të këqija të platformës është mënyra...

Letersi11 orë më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi11 orë më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime12 orë më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime12 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Gatime12 orë më herët

Supa më e mirë për bronkitin

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju...

Facebook