Lidhu me ne

Radar

“Non grata, plumb kundër opozitës”, Berisha akuzon diplomatët për përçarjen e PD: Ky uragan ishte llogaritur të mos ndodhte

Sali Berisha u drejtohet protestuesve me video-mesazh: Kishin llogaritur

“Ky uragan madhështor në qendër të Tiranës, ishte llogaritur të mos ndodhte. Shqipëria ishte llogaritur që sot të ishte një vend pa opozitë”. Kështu iu drejtua Sali Berisha nga arresti shtëpiak protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se sot vendi përballet me shtatoren e gjallë të diktatorit dhe jo atë të bronxit të rrëzuar 33 vite më parë.

“Uragani juaj sot është uragan i lirisë, keni mbushur sot Tiranën nga anë e kënd. Shqipëria nga të gjitha vendet e Europës e botës, fitimtarë, fitimtarë. 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e  tyre. Përballemi me një diktaturë të re që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin në shndërrimin e krimit në votën dhe votës në krim e vjedhje të lemeritshme nga pishtarëve dhe trafikun e tonelatave drogë që ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën europiane.

VIDEO/ Pjesëmarrje masive në protestën e opozitës

Sot nuk kemi shtatoren e bronxit, por shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama pasardhësit të bllokmenit hoxhist që njëlloj si diktatori  tjetër ka përqëndruar të gjitha pushtetet në dorën e tij që do një Shqipëri pa opozitë, vret shpresën e qytetarëve si askush tjetër në historinë kombëtare. Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët. Po sot është ditë besimi e guximi, fjala që unë po mbaj para kush ishte llogaritur që të mos mbahej, ky uragan ishte llogaritur që të mos ndodhte, bashkimi ynë ishte llogaritur të mos ndodhte dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot të ishte një vend pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltra të Adriatikut”.

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook