Lidhu me ne

Kioske

Pse Shqipërisë i duhet një lider si Lulzim Basha?

Koment nga Ardit Haxhija

Pse Shqipërisë i duhet një lider si Lulzim Basha?


Shqipëria ka treguar se nuk është një vend i lehtë kur vjen puna tek votimet dhe aq më pak tek qeverisja. Gjatë historisë së saj, si shtet, vendi është qeverisur nga liderë thellësisht autokratë, individualistë dhe shpeshherë me sjellje prej diktatori.

Udhëheqës që kanë vënë veten mbi gjithçka dhe kanë përdorur çdo lloj mjeti për të arritur qëllimet e tyre.

Korrupsioni, krimi, sharjet, dhuna, shkatërrimet, rindërtimet, pazaret kanë qenë kryefjala e çdo qeverisjeje. 

Në mëngjes kanë shpallur armiqtë, në darke janë puthur me ta. Kanë akuzuar pa fakte, kanë hedhur baltë mbi atë që e konsideronin mik dhe kanë mbështetur atë që e konsideronin armik.

Modele të tilla kanë ndikuar thellësisht në përditshmërinë e shqiptarëve. Egërsia në drejtim, pazaret, bashkëpunimi me krimin janë kthyer në modele për shqiptarët e thjeshtë.

Në çdo institucion është rrenjosur dhuna, egërsia apo trajtimi i zyrave të shtetit si pronë private. Një frymë e tillë është përhapur në pjesën më të madhe të shoqërisë, duke u kthyer në kulturë.
Në anën tjetër, Lulzim Basha, që prej daljes së parë në publik deri më sot, ka treguar se është një lider atipik. I sjellshëm, i edukuar, i butë, me një qasje totalisht ndryshe.

Asnjëherë i përzier në konflikte personale, fyerje apo lincime. Gjithmonë larg krimit, dhunës apo shpifjes.

I kujdesshëm në maksimum në daljet e tij apo fjalët që thotë, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e fjalës, nisur nga profesioni i juristit.

Rasti më i fundit kur foli për rastin McGonigal vetëm pas daljes së vendimit në Amerikë, është treguesi më i qartë i një kulture ndryshe.


Sigurisht, është shumë e vështirë që një lider i edukuar, i butë dhe jo konfliktual të kthehet në faktor në një vend ku dhuna është kthyer në modë.

Por nuk është faji i tij që është i edukuar, por i atyre që kanë injektuar modele dhune në shoqëri dhe i kanë kthyer ato në kulturë.

Koha ka treguar se vendet e zhvilluara kanë ecur përpara me kulturë, edukatë dhe sjellje të kontrolluara.

Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe as do të jetë tregues i përparimit. Sado që mund të bësh dy hapa përpara sot për interesa personale, koha do të hedhë 10 hapa pas.

Vendi ka nevojë për një sjellje krejt ndryshe.

Vendit i nevojitet një drejtues ku dhuna dhe krimi të urrehen nga çdo pjese e trupit dhe frika ndaj ligjit duhet të jetë kryefjalë.

Sjellja e të fortit duhet të çrrënjoset njëherë e mirë nga kultura jonë. Deri më sot kemi parë që me atë qasje nuk shkojmë larg.

Ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor në politikën shqiptare, ku krimi, dhuna dhe korrupsioni të konsiderohen si cenim i sigurisë kombëtare dhe të denohen maksimalisht.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook