Lidhu me ne

Kioske

Absurdi i Mosbindjes Civile për Qeveri Teknike dhe pa kandidat për Kryeministër!!!

Berisha nga aresti i bashkohet lëvizjes antivax

Skerdilajd Zaimi

Duket se nga protesta e gjatë e dritares që ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar prej javësh tashmë ka dy mesazhe politike: i pari është i ashtuquajturi bashkim me grupin matematik të Gazmend Bardhit që defaktorizon PD-në e vulës dhe kërkesa e përsëritur e Berishës për qeveri teknike. 

Si përherë mes paradokseve logjike z. Berisha pasi bëri thirrje për Mosbindje Civile e uli objektivin e saj te ky mesazh:

…u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre. Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit. Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. 

A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate? Jo, kurrë! Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë. Për një qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit

Një Mosbindje Civile për qeveri teknike është diçka në kufijtë e parodisë politike. Por megjithatë kërkesa e bërë ngjan të negociohet me destabilizimin e vendit, çka e bën atë të perceptohet si imperativi kategorik i opozitës së z. Berisha. 

Ky është një mesazh që mund të përkrahet edhe nga aktorë të huaj në Perëndim që ndjejnë se qëndrimi i z. Rama në pushtet është i barabaratë me nekrozën e demokracisë së sajuar shqiptare. Mirëpo me këtë kërkesë z. Berisha ka një defiçit të madh strategjik. 

Për cilin shkak formal Edi Rama do të dorëhiqej? Çështja McGonigal nuk dha atë që pritej, pra nuk shpërtheu sa për të vënë në lëvizje një proces, seancat proceduriale të SPAK nuk japin ndonjë gjë veç idesë se drejtësia po funksionon, akuzat e Ahmetajt janë ende në shqyrtim. Dhe z. Rama mbetet ende në dukje i pacenuar. Deri kur të kemi një goditje reale të drejtësisë që do të mund të konfirmonte përgjegjësinë  e kryeministrit në një aferë të supozuar. 

Përtej këtij elementi z. Berisha duhet të sqarojë se çfarë fitohet me qeverinë teknike që është një hap mbas krahasuar me thirrjet për përmbysje të regjimit, që dëgjuam kohë më parë. Çfarë garancie sjell një qeveri teknike të cilën opozita e pati edhe në 2017-n e sërish nuk qullosi gjë? 

Dhe së fundmi: kush është kandidati për kryeministër i opozitës? Sali Berisha? Ilir Meta? Një beniamin konsensual i tyre? Z. Berisha nuk mund të hiqet si dedeja i fundit në këtë vend, që po muroset për parime në një zonë ku kushton 2000 euro/m2. Sepse, për të mos paragjykuar për kërkesën e tanishme, ne e dëshmuam sesi e zgjodhi ai kandidatin e Tiranës për zgjedhjet lokale, sesi spostoi Ilir Alimehmetin për të nxjerrë përpara një emër që vuri emër sapo doli në garë. Është shembulli i disatë i asaj se çfarë zgjedhjesh bën Berisha, që po paguan sot jo represionin e Edi Ramës, por faturën e zgjedhjes së vet të dikurshme me emrin Lulzim Basha. 

Si një njeri që jeton me lavdinë personale dhe i pëlqen të mburret me karakterin luftarak, z. Berisha duhet ta dijë se edhe nëse e ka bërë mirë fortifikimin, do të fitojë kur të jetë në sulm. Po me kë do sulmojë?! Me bashibozukët politikë që ka vërdallë?! I urojmë suksese në 100 vjetorin e lëvizjes së Haxhi Qamilit, të cilën me siguri do ta rehabilitojë.

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook