Lidhu me ne

Kryesore

Opozita në protestë, gjithçka ndodhi në tubimin e parë pa Berishën në shesh

Pas disa kohësh që nuk organizonte një tubim dhe përplasje mes vetes, opozita e drejtuar nga Rithemelimi thirri qytetarët dhe mbështetësit e saj në një protestë kombëtare në 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.

Kjo ishte protesta e parë e madhe e opozitës që i mungonte Sali Berisha fizikisht në shesh dhe podium.

Tubimi nisi prej orës 17:30 përballë kryeministrisë ku qytetarë të shumtë mbushën Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta ishte organizuar nëpërmjet fjalimeve të deputetëve të opozitës, ku mbajtën fjalën, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.

Partia e Lirisë nuk i mungoi protestës, por Ilir Meta vetë si drejtues i saj nuk u pa në protestë. Ai u mjaftua me një shpërndarje në rrjetet sociale të protestës. Partia e Lirisë u përfaqësua nga Erisa Xhixho e cila mbajti dhe një fjalim në protestë.

Berisha i mungoi fizikisht sheshit dhe podiumit por fjalimi i tij nuk mungoi. I ndodhur nën masën arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme për akuzat për korrupsion prej disa javësh, Berisha mbajti fjalën e tij nga shtëpia ku kishte improvizuar një podium dhe që shfaqej nëpërmejt ekranit gjigand në shesh.

Fjalët e tij jo pak herë ndezën pjesëmarrësit sa arritën edhe të krijonin për pak çaste edhe tension me policinë që rrethonte godinën qeveritare e drejtuar nga Edi Rama i cili akuzohej nga podiumi i Berishës për korrupsion dhe keqqeverisje.

Protestuesit hodhën molotov drejt kryeministrisë, ndezën flakadanë apo hodhën edhe shashka në drejtim të kryeministrisë dhe forcave policore.

kuzoi kryeministrin Rama, ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin britanik King-Smith, George Sorosin e ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.

Ai tha se të gjithë ata u bënë bashkë për të asgjësuar opozitën e Shqipërisë po nuk ia dolën dot.

Berisha tha gjithashtu se sot nis beteja mbarë popullorë pa kthim përmes mosbindjes civile të rrëzimit të qeverisë Rama, të kthimit të votës e zgjedhjeve të lira.

“Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e tij. Vjedh qytetarët shqiptarë. Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij 1 milion shqiptarë u larguan nga vendi e integrimi në BE u larguan edhe më shumë si kurrë më parë. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur që të mos ndodhte dhe Shqipëria të ishte një vend pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë. E nisën me një term non grata si dikur armiku i popullit. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Sot nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjëfakt dokument të provojë akuzën e tyre të rreme. 4 ditë më parë Gjykata e Uashingtonin dënonin me 3 vjet burg McGonigal, një lobist i shpalljes time non grata. Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë. Na mohuan komisionerët, financat, diplomatë e ambasadorë të korruptuar nga qeveria dhe së fundi lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim vetëm se denoncova fuqishëm korrupsionin qeveritar e atë ndërkombëtar. Sot nisim betejën pa kthim të rrëzimit të narkoqeverisë, të  kthimit të votës së lirë.” – tha Berisha.

Protesta u mbyll rreth orës 08:00 të mbrëmjes dhe gjati rreth 150 minuta ku me largimin e deputetëve të PD-së u shpërndanë dhe qytetarët.

Gjatë fjalës së tij Berisha pati edhe deklarata fushate ku premtoi dyfishim pagash apo edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit duke shënuar kështu edhe përgatitjen për fushatën zgjedhore një vit nga zgjedhjet parlamentare 2025.

Tubimi i sotëm ishte i qetë përveç incidenteve sporadike të hedhjes së molotivit apo shashkave dhe sendeve në drejtim të kryeministrisë në shenjë revolte ndaj qeverisë.

Në këtë protestë u vu re se nuk pati një xhiro nëpër institucionet e tjera siç është bërë më parë për disa protesta resht dhe as një marshim drejt shtëpisë së drejtuesit të Rithemelimit ku pasditeve mbështetës të tij qëndrojnë poshtë ballkonit dhe Berisha mban një fjalim nga ballkoni sipër tyre.

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar2 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix2 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix2 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix2 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix2 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook