Lidhu me ne

Mix

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka/ Çfarë duhet të bëni

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka/ Çfarë

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë: ndjesia e djegies gjatë urinimit, rrinë me njolla gjaku, dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit. AgroWeb.org ju rekomandon këshillimin me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes. Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun. Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Ka procedura siç është litotripsia që zgjat një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm. Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit. Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve?

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem. Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

 /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore6 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix7 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix10 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar10 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix11 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix11 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar11 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar11 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook