Lidhu me ne

Kryesore

Nuk përjashtohet që dikur Berisha të bëjë marrëveshje edhe me Zahon për të ardhmen e vendit!!!

Berisha-Rama in the last act, the game has run out of paint! - EDITORIAL

Teatri politik i disa muajve duket se po shkon drejt fundit. Dritarja e Shpresës, zhurma në Parlament e kështu me radhë, ngjajnë se po zëvendësohen nga ndërzimi i zakonshëm mes dy partive kryesore, deri më tani non grata për njëra-tjetrën. Raportohet se është rënë dakord për dy komisione hetimore; një për të dhënat e sistemit TIMS dhe tjetri për koncesionet në shëndetësi. Qesharake kur mendon se çështjet po hetohen penalisht.

E gjitha kjo erdhi pak pasi një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Dhe po quhet sot marrëveshje, apo Pazar, pikërisht pse miopia dhe ligësia politike çuan në pikën kur një shumicë tentoi të shpikte një opozitë përmes një vule, duke snobuar opozitën e numrave realë.

Në kushte normale do të kishim sot një debat parlamentar të zakonshëm të hajdutëve që janë në të dy krahët, pa patur shijen e neverisë së një pazari mes lëtyrash politike, që rrugës bëjnë sikur do të bëjnë qametin në emër të parimeve për demokracinë.

Ja pra ku jemi sot më 2024-n: SHBA-BE dhe PS kundër Berishës që bien dakord që Berisha është prapë opozita. Për çfarë u desh pra e gjithë kjo energji e shpenzuar dhe politikë izolimi? Kur erdhëm në pikën që njohim prapë një të hetuar dhe një non grata si përfaqësues të opozitës? Nuk është kjo më e çuditshmja dhe groteskja, por fakti se pas çdo dështimi, kryeministri perceptohet se është një lojtar i hollë politik! I hollë aq sa sot bën marrëveshje me atë Berishë që deri më dje e cilësonte si i takonte historisë.

Çfarë është kjo Shqipëri dhe e kujt është? Pse duhet të besosh se jeta ka kuptim në këtë fundërrinë vend, me këta fundërrina që drejtojnë?

E megjithatë sa për statistikë ne mund të vëmë në dukje se Berisha e nisi karrierën me një marrëveshje me Nanon në Trieste (që thuhet se është e tillë) dhe e vazhdon sot akoma në pazare me Edi Ramën 33 vjet më pas. Po pse të mos kemi të drejtën ne të supozojmë se sikur Berisha të jetojë edhe 20 vjet, ai do të jetë duke bërë një marrëveshje me Zaho Ramën, kur ky me siguri do ketë trashëguar lidershipin e të atit nisur nga fakti se është qysh sot pjesë e vizitave shtetërore të z. Rama. Ne shpresojmë – pa u treguar cinik, por disi të dëshpëruar para shëmtisë që shohim – se do të ketë amanet nga babai që Berishën ta nxjerrë në pension.

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix21 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix21 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix21 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix21 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix21 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook