Lidhu me ne

Kryesore

Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

ANDI BUSHATI

andi bushati Ramës

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë përpara Edi Rama. E përjavshmja e së majtës italiane, i ka kushtuar investigimin që zë dhe ballinën e revistës me titullin “Giorgia, mbreteresha e Shqipërisë”, marëveshjes për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër.
I gjithë sfondi i shkrimit, me shpenzime dhe shifra të detajuara, tregon se si qëllimi këtij pakti me kosto mbi 100 milionë euro është që në territorret shqiptare, të cilat Rama i ka kaluar nën sovranitetin italian, të ngrihet flamuri tre ngjyrësh i fqinjëve tanë përpara zgjedhjeve evropiane të fillim të qershorit.

Por kjo qokë për Melonin, nga njeriu që kishte deklaruar publikisht se vendi ynë nuk do të bëhej kurrë strehë për depozitimin e emigrantëve nga shtetet e pasuara, nuk është asgjë përballë asaj që na nxjerr në dritë gazeta prestigjoze amerikane. Duke investiguar për një temë të preferuar të saj, që është përdorimi i pushtetit të familjes Trump për biznese personale, New York Times na tregon se kryeministri ynë po kërkon të lajë me favore të pa imagjinueshme shprehjen “Turpi i njerëzimit”, që pati thënë dikur për Donald Trumpin. Edi Rama po bën çështë e mundur përmes ish ambasadorit Richard Grenell, lidhjeve të përbashkëta me Vuçiçin, fuqisë financiare të Shefqet Kastratit, për ti dhënë vajzës së Trump dhe dhëndrit të tij Jared Kushner, ishullin e Sazanit dhe Zvërnevin e Vlorës.

Artikulli shpjegon se si dhëndëri i ish presidentit, këshilltari kryesor gjatë ushtrimit të detyrës nga Trump, kanë ardhur dy herë në Shqipëri dhe janë takuar me Ramën. Se bashkë me ambasadorin Grenell, njeriun më proserb në raportet me Kosovën, i cili rrëzoi qeverinë Kurti kur shërbeu si i dërguar special i ShBA në Ballkan, ata do ndërtojnë edhe në një ish bazë ushtarake pranë Beogradit. NYT kujdeset të theksojë se këto janë prona publike, çka tregon se për investimet e familjes Trump do negociohet me qeveritë, me të cilat Kushner dhe Grenell i kanë pasur lidhjet si pasojë e funksioneve që kanë kryer.
Për gjatë investigimit të kryer nga tre gazetarë, dy prej të cilëve qëmtojnë konfliktet e interesit gjatë fushatës presidenciale amerikane, citohet edhe Robert Weissman nga Public Citizen, i cili i cilëson këto marëveshje si shembuj që ngërthejnë tendencat më të këqia korruptive të famijes Trump.
Po i shkruar kështu, sipas këndvështrimit të gazetës njujorkeze, ky është thjeshtë halli i amerikanëve. Ai i qytetarëve të tyre që shohin se si ata që i udhëheqin, përdorin lidhjet politike me dordolecë që drejtojë republika bananesh, për tu pasuruar për veten e tyre.

Ndërsa pyetjet që lindin për ne në Shqipëri janë të tjera. Pse kur L’Espresso gjurmon mashtrimet elektorale italiane, përpara i shfaqet Rama? Pse kur New York Times heton konflktin e interesit të dhëndrit dhe vajzës së Trump, del po i njëjti? Pse kur kongresmenët amerikanë kontrollojnë liderët që kanë shpenzuar para në hotelin e presidentit Trump, në Uashington, përsëri figuron emri i kryeministrit të vendit më të varfër në Evropë? Pse kur FBI heton korruptimin e agjentit të saj, sërish rezultati është i njësoj?
Natyrisht, si qytetarë globalë, ne mund të na interesojë dyfytyrësia e një post fashisteje si Giorgia Meloni, prirjet për ta shndëruar politikën në allishverish biznesi nga ai që mund të bëhet sërish, sipas të gjitha gjasave, i pari i Amerikës, apo fraxhiliteti i FBI së për tu korruptuar nga dy delinkuentë. Por, brenda botës sonë të vogël, e kemi me detyrim të shtrojmë çështjen: si është e mundur që kryeministri liliput i një vendi me buxhet vetëm 7 miliardë euro, arrin të blejë kë të dojë? Si ka mundësi që ai reket të ndikojë politikën e brendshme italiane dhe të kapërcejë, pa i hyrë gjemb në këmbë, nga klintonët si ikona civilizimi tek trumpët si turpi i tij?
Përgjigjen për këtë nuk duhet ta kërkojëm as te shprehja që e përdorin shpesh me ironi mbështetësit e Ramës se, “ky qenkërka i aftë të korruptojë gjithë botën”, as tek bjerrja morale e vlerave të perëndimit. Përgjigjen, së pari duhet ta gjejmë brenda nesh, tek lejimi i një sistemi autokratik, tek pranimi i idesë së një vendi me një pronar të vetëm, i cili për të blerë mbështetje politike jashtë, fal llokma Shqipërie dhe përdor fondet e koncesioneve dhe “investimeve strategjike”. Faji nuk është vetëm i ndërkombëtarëve që blihen, por mbi të gjitha i yni, që kemi pranuar të shesim demokracinë.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix23 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix23 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix23 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix23 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix23 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook