Mix
Sorbeto limoni, gati në 5 minuta!
Sorbeto limoni, gati në 5 minuta!
INGREDIENTËT
- 130 ml lëng limoni
- 250 ml ujë
- 30 gram të bardha vezësh
- 170 gram sheqer pluhur
UDHËZIMET
1
Rrihni vezët derisa të bëhen shkumë. Ndërkohë që i rrihni shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni t’i përzieni. Sapo masa të jetë bërë e bardhë dhe me shkumë ndaloni procesin.2
Bashkojmë lëngun e limonit me ujin dhe më pas e kombinojmë me vezët e rrahura. Lëngu i limonit nuk duhet të përmbajë as tule as bërthama.3
Shtojani shkumës duke i trazuar pak nga e pak, në mënyrë që përbërja të mbetet e butë.4
Vendoseni masën në një enë metalike dhe më pas e lini në ngrirje për 2-3 orë.5
Para se ta servirni kalojeni në blender dhe e shërbeni në gota të futura më parë në ngrirje.6
Zakonisht rekomandohet pasi keni konsumuar vakte të bollshme.