Lidhu me ne

Mix

Gjellë me mish me patate – Mënyra më e mirë dhe më e shijshme e përgatitjes

Mish me Patate – Mënyra më e Mirë dhe më e Shijshme e Përgatitjes

Receta e gjellës së patateve me mish është ndoshta më popullorja mes amvisave shqiptare.

Veçanërisht tani në dimër kur organizmi kërkon ushqime të ngrohta kjo është pjata më perfekte për të shijuar pasi është shije plotë dhe e pasur në proteina e vlera ushqyese.

Por edhe kjo recetë megjithëse e thjeshtë ka disa sekrete të vogla, detaje të cilat e bëjnë përgatitjen e saj të ketë shije perfekte.

Këto detaje, AgroWeb.org i sjell më poshtë në mënyrë që përgatisni gjellën më të shijshme me patate dhe mish.

Përgatitja e Mishit me Patate

Përbërësit

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 4-5 thela mish vish viçi ose qengji sipas dëshirës
  • 1 kg patate
  • 2 karrota
  • 4 kokrra domate të pjekura mirë
  • Vaj Ulliri
  • 1 kokërr qepë
  • Piper i zi pluhur
  • Kripë
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

 Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të qëroni patatet.

Një nga detajet e kësaj recete është prerja e patateve, ato nuk duhet të priten të holla ose në formën që i presim kur përgatisim patate të skuqura.

Kur përgatiten për gjellë, patatet nëse janë në madhësi mesatare priten në katër pjesë dhe nëse janë të mëdha atëherë në gjashtë pjesë.

Një tjetër detaj është edhe salca e domates, gjella bëhet më e shijshme kur salcën e përgatisni vetë me domate të pjekura shumë.

Domateve largojini me kujdes cipën dhe grijini në rende derisa masa të bëhet si pure domatesh.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty vajin e ullirit vendosni copat e mishit dhe kaurdiseni nga të dyja anët për 2-3 minuta.

Më pas shtoni aty qepën e grirë hollë bashkë me karrotat e prera të rrathë me nga 1 cm.

Vijoni t’i kaurdisni për pak dhe më pas shtoni patatet, kaurisini të gjitha bashkë për 2-3 minuta e më pas salcën e domateve që keni përgatitur vetë.

Trazojini dhe lërini përdisa minuta derisa volumi i salcës të bjerë pak.

Shtoni kripë, pak piper të zi dhe shtoni ujë derisa mishi me patatet të mbulohen dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Ky është një tjetër detaj i rëndësishëm, pasi zjarri i ngadaltë i jep një përgatitje më të mirë gjellës.

Lëreni të ziejë derisa mishi të zbutet mirë dhe gjella të mbetet jo me shumë lëng.

Në fund, pasi gjellën ta keni hequr nga zjarri shtoni majdanozin e grirë hollë, i cili do të plotësojë shijen e gjellës përmes aromës së tij të freskët dhe mrekullueshme.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook