Lidhu me ne

Radar

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria Berisha “Shqipëria 1 euro”, por Këshilli i Ministrave me urdhër të liderit socialist e zbaton me përpikmëri gjithmonë aty ku kanë interes.

Së fundmi fondacioni jofitimprurës “Fundjavë Ndryshe” me president Arbër Hajdarin me një VKM më 17 prill 2024 kanë përfituar një pronë të tretë përmes programit “Shqipëria 1 euro”.Pas një kërkimi në “OpenCorporatesAlbania”, rezulton se Arbër Hajdari ka marrë në zotërim pronën e një ish-reparti ushtarak depo me nr. 5011 me sipërfaqe 16 214 m2 dhe sipërfaqe ndërtim 3138 në Brar të Tiranës e cila ka qenë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 vjet.

Hajdari pasi ka marrë në zotërim këto prona ka ndërtuar restorant, magazina, biblotekë, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, park argëtues për fëmijë, zyra, etj, ndërsa të ardhurat siç pohon ai shkojnë gjithmonë për bamirësi pasi fondacioni është jo-fitimprurës.

Ky vendim i qeverisë është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se Arbër Hajdari do të ndërtojë biblotekë në Brar të Tiranës.

Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.

Kjo nuk është hera e parë që Arbër Hajdari me fondacionin e tij merr prona shtetërore me një qira modeste 1 euro, pasi në 5 vitet e fundit ky është vendimi i tretë i qeverisë Rama që i “dhuron” prona shtetërore bazuar në ligjin “Shqipëria 1 euro”.

“Dhurata” e parë nga Rama për Arbër Hajdarin daton më 13 mars të vitit 2019 ku me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifën “1 euro” për një truall funksional dhe objekt me vendndodhje në Brar të Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme 43 169.

Por Rama nuk ndalet me kaq pasi më 29 korrik të vitit 2020 sërish me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, miraton shembjen e katër objekteve me qëllim final dorëzimin e kësaj sipërfaqe shtetërore në administrim të fondacionit “Fundjavë ndryshe”, sërish në zonën e Brarit në Tiranë.

Boldnews.al

MË TEPËR

Radar1 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix1 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix1 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix1 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix1 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix1 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix1 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix1 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix1 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix1 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook