Lidhu me ne

Radar

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini aksioneri i vetëm i kësaj kompanie ka vendosur t’i shesë kuotat tek tre shoqëri shqiptare për 12 milionë euro. Shoqëritë blerëse janë Edil Project, Belhaus shpk dhe Hotel Colosseo. Të tre shoqëritë blerëse rezultojnë se kontrollohen nga familjarë të biznesmenin Pjerin Fushaj.

Kontrata e shitjes së kuotave është nënshkruar në fund të vitit të kaluar, por me kusht. Sipas kontratës, tre shoqëritë blerëse do të paguajnë në llogari të shitësit Mentor Mezini, një çmim prej 12 milionë eurosh për blerjen e kuotave të kompanisë Bluebay shpk, i cili do të paguhet në tre këste.

Nga këto, 200 mijë euro në momentin e firmosjes së kontratës, 7.8 milionë euro deri në 31 janar 2024 dhe 4 milionë eurot e mbetura do të shlyhen në natyrë deri në fund të vitit 2024. Tre shoqëritë blerëse kanë marrë përsipër të furnizojnë me hekur në vlerën 4 milionë euro, kompanitë e tjera që zotërohen nga zoti Mezini. Deri në shlyerjen e plotë të çmimit nga pala blerëse kuotat e kompanisë Bluebay do të qëndrojnë të bllokuara në emrin e shitësit.

Investim Strategjik
Bluebay shpk është themeluar në dhjetor të vitit 2019 me pronar të vetëm Mentor Mezinin. Në korrik të vitit 2021, kjo shoqëri përfitoi statusin e investitorit strategjik, procedurë e asisttuar, nga Komiteti i Investimeve Strategjike për projektin e saj Drymades Beach Resort.

Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje dhe 110 dhoma në Gjilekë të Himarës. Investimi total për ndërtimin e resortit vlerësohet 6.3 milionë euro, ndërsa ndërtimi dhe vënia në funksion e këtij hoteli sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, do të hapë punësojë rreth 165 persona. Drymades Beach Resort është investimi i parë strategjik, që ndërron pronar pas marrjes së statusit e investitorit strategjik.

/Kapitali.al

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix17 orë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore17 orë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix17 orë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix17 orë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix17 orë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar18 orë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix19 orë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar19 orë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Radar19 orë më herët

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek i Kinës?

Chatbot-it të DeepSeek AI “i lidhet gjuha” kur pyetet për çështje që konsiderohen si politikisht të ndjeshme nga Partia Komuniste...

Facebook