Lidhu me ne

Radar

Donald Trump pas shpalljes fajtor: Gjyq i montuar, i turpshëm. Vendimin e vërtetë e merr populli amerikan më 5 nëntor


Turp e gjyq të montuar e ka quajtur ish-presidenti Donald Trump vendimin e gjykatës së Nju Jorkut që e shpalli atë fajtor për 34 akuza lidhur me pagesat e fshehta ndaj ish-aktores së filmave porno Stormy Daniels.

Ai tha se vendimi i vërtetë do jetë më5 nëntor nga populli amerikan në zgjedhjet presidenciale që mbahen pas pak muajsh.

“Ky ishte një turp. Ky ishte një gjyq i montuar nga një gjykatës konfliktuoz i cili ishte i korruptuar. Nuk na lejoi ndryshimin e vendit të gjyqit. Ne ishim vetëm 5%- 6% në këtë zonë. Ky ishte një gjyq i montuar, i turpshëm.”

Trump tha se “vendimi i vërtetë do të jetë 5 nëntori nga njerëzit”.

“Dhe ata e dinë se çfarë ndodhi këtu dhe të gjithë e dinë se çfarë ndodhi këtu,” tha Trump.

“Ishte një prokuror i mbështetur nga Soros.”

Ai shtoi: “Nuk kemi bërë asgjë të keqe. Unë jam një njeri krejt i pafajshëm. Unë po luftoj për vendin tone, për Kushtetutën. I gjithë vendi ynë po manipulohet tani.”

Trump tha se rasti ishte “organizuar nga administrata Biden për të goditur kundërshtarin politik”.

“Mendoj se është thjesht një turp. Ne do luftojmë…do luftojmë deri në fund dhe do fitojmë sepse vendi ynë po shkon për dreq,” tha ai.

“Ne nuk kemi më të njëjtin vend. Kemi një rrëmujë, jemi në rënie serioze.”

Trump tha se “miliona dhe miliona njerëz po hyjnë në SHBA duke mbushur burgjet dhe institucionet e shëndetit mendor, terroristë. Dhe ata po pushtojnë vendin tonë. Ne kemi një vend që është në telashe të mëdha.”

“Por ky ishte një vendim i manipuluar që në ditën e parë, me një gjykatës konfliktuoz, i cili nuk duhej të lejohej kurrë të gjykonte këtë çështje. Asnjëherë,” tha ai.

Ish-presidenti Trump u shpall fajtor për të gjitha akuzat në gjyqin e tij penal historik dhe të paparë, duke e bërë atë ish-presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara që dënohet për një krim. Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, akuzoi ish-presidentin Donald Trump me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Trump u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat. Juria e gjeti ish-presidentin fajtor për të gjitha akuzat.

Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej 4 vjetësh. Në total, Trump përballet me një dënim maksimal prej 136 vjetësh.

Gjykatësi Juan Merchan ftoi jurinë në sallën e gjyqit për të lexuar vendimin e saj pas dy ditësh diskutime.

Dënimi për ish-presidentin do merret më 11 korrik në orën 10:00, vetëm katër ditë përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, ku ai pritet të emërohet zyrtarisht si kandidati republikan për president të vitit 2024. Konventa ështëcaktuar më 15-18 korrik në Milwaukee. Çdo mocion do duhet të depozitohet deri më 13 qershor. Dënimi nuk e ndalon Trump të kandidojë për president.

 Fox

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix16 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix16 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix17 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix17 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix18 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix18 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix18 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook