Lidhu me ne

Mix

Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Nga Ilda Lumani

Fotografia: Leo Arapaj

Ornela Biberajn e njoh si drejtuese të klinikës “Dental Care One”, falë bashkëpunimeve që kemi bërë me BORDO, ku duhet të them më ka lënë një shije elegance, përsa i takon estetikës dhe një qartësi në mendim, që rrallë e ndesh! Po, ndryshe nga sa ndodh, ku ne gjithmonë jemi kureshtarë të lidhim emrat me origjinën dhe vendin, edhe pse mbiemri i Ornelës më tingëllonte i njohur, nuk e kisha pyetur më parë. Vetëm para se të bënim këtë intervistë, u desh ta hapja atë derë kureshtjeje. Ke ndonjë lidhje me Aleksandër Biberajn, politikanin e virtytshëm dhe akademikun e njohur. Me shumë qetësi, Ornela u përgjigj: “Po. E kam një lidhje. Është babi im!”. Këtu nuk është se u zgjidh ndonjë ekuacion i vështirë, po është fiks rasti që dardha bie nën dardhë! Që fisnikërinë e dallueshme, Ornela e ka në gjen dhe se ambicien për punë, dhe për të bërë diçka për Shqipërinë e së ardhmes, e ka të injektuar që fëmijë! Ornela është 30 vjeçe dhe prej 6 vitesh drejton biznesin e saj, por që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të saj. Ambicia e Ornelës është të jetë pjesë e një elite, që do të frymëzojë dhe bëjë më të mirë vendin tonë! Drejtuesja e “Dental One Clinic” ndan eksperiencën, sfidat, motivimin e përditshëm, modelin që e frymëzon, si edhe synimet për të ardhmen

Ornela, mund të na bësh një prezantim të vetes së pari?

Me shumë kënaqësi, do të doja të prezantohem për lexuesit shkurtimisht. Jam Ornela Biberaj, 30 vjeçe, lindur dhe rritur në Shqipëri, dhe më pas arsimuar brenda dhe jashtë vendit. Kam studiuar në kolegj privat në Tiranë, e më pas kam kryer bachelorin për Financë-Kontabilitet pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit, kam vazhduar Masterin në Spanjë për të njëjtën degë. Pas studimeve kam punuar për një periudhë në “Deloitte”, një nga 4 kompanitë financiare më të mëdha në botë me filial dhe në Shqipëri. Më pas në moshën 24-vjeçare, me ndihmën e familjes, mora iniciativën për të filluar rrugëtimin tim në biznes. Përveç numrave, mua më pëlqen shumë kreativiteti, arti, muzika, e bukura, dhe të mësuarit. Mendoj se dhe biznesi, përpos përfitimeve ekonomike, është një nga format më të bukura për të sfiduar veten dhe për t’u rritur bashkë me të, kështu nuk rresht kurrë së mësuari. Të mësosh për mua nuk është vetëm të dish, por është të dish të vësh në zbatim dhe të përfaqësosh ato që ti mëson.

Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Ornela, është e vështirë të identifikosh një biznes, siç është një klinikë dentare në një kohë që në Tiranë, ka një numër të madh klinikash të cilat operojnë?

Kjo është një dilemë që has shpesh, nga persona që përgatiten për të investuar në një fushë të caktuar. Sot mund të themi me bindje të plotë se çdo sektor është i tejmbushur. Jemi të një treg të lirë, ku nuk ka pengesa madhore për t’u bërë pjesë e industrive të ndryshme të shërbimit. Sot ka shumë bare, restorante, klinika, studio ligjore, qendra estetike, etj. Pra, tregu në Shqipëri sot nuk vuan për sasi, sesa vuan për kualitet. Kështu që nuk e kam menduar asnjëherë se sfida më e madhe do të ishte numri madh i klinikave, sesa do të ishte gara me veten, për të qenë në treg ndryshe nga klinikat e tjera në mënyrën e shërbimit ndaj pacientit në cilësi dhe kualitet.

Përse pacientët duhet të veçojnë “DentalCare One”?

Për këtë temë mund të flas me orë e orë të tëra, sepse mund të them së “DentalCare One” është një klinikë e ndërtuar që në hapat e parë me shumë dashuri, përkushtim, idealizëm dhe me misionin për t’u bërë një nga klinikat më të mira në Shqipëri. Për mua, dentistria ka qenë një fushë e panjohur, dhe e them me kënaqësi që unë jam rritur bashkë me “DentalCare One”. Pika e fortë dhe kryesore e “DentalCare One” janë kirurgët italianë, të cilët më eksperiencën e tyre kanë sjellë protokollin europian në klinikën tonë. Prej tyre kam parë një dashuri dhe përkushtim maksimal për profesionin e tyre, dhe vërtet sheh se të qenit mjek është një mision humanitar, për t’i shërbyer pacientit me përkushtim dhe transparencë. Cilësi këto të përcjella dhe të huazuara pa diskutim dhe te kolegët tonë vendas. Ajo që pa diskutim është primare në shërbimin tonë, është transparenca ndaj pacientit në diagnozë, materialet e përdorura, dhe kualifikimin e mjekëve.

Turizmi dentar është kthyer në një trend tanimë. Cilat janë arsyet që lëvrohet kaq shumë ky sektor dhe si veproni ju që t’ju zgjedhin ju pacientët?

Turizmi dentar dhe mjekësor sot janë kryefjala e industrisë, por duhet të jemi të zgjuar që të dimë ta ndërtojmë mirë këtë industri të re që në themele. Jam pak skeptike kur vjen puna te cilësia që ofrohet në treg, duke parë dhe hyrjen e njerëzve jo profesionistë, duke na riskuar kështu një imazh jo të mirë të Shqipërisë jashtë vendit. Ne duhet të gjithë së bashku të ndërtojmë një figurë të mirë, ashtu sikur ka bërë Turqia, dhe të qëndrojmë gjatë në treg, duke mirëpritur pacientë nga e gjithë bota. Sigurisht që faktorët kryesorë të turizmit dentar janë çmimi i ulët krahasuar me vendet e Europës, dhe koha e shpejtë e trajtimeve. Sot, “DentalCare One” është brand dhe mënyrat sesi ne na gjejnë pacientët janë nga më të ndryshmet.

Ornela Biberaj: Modeli im, për të qenë ONE!

Cila është synimi juaj në këtë drejtim?

Synimi jonë është të punojmë me kualitet, dhe të ndihmojmë jo vetëm sektorin dentar të ketë një shembull të mirë për të marrë në këtë fushë, por jemi krenarë që ndihmojmë sadopak ekonominë vendase. Pacientët tanë janë konsumatorë në treg, duke qenë klientë në restorante, hotele, bare, dyqane, agjenci udhëtimi, etj.. Ky sektor do të doja shumë të ishte i mbështetur nga Ministria e Turizmit, pasi të gjitha klinikat mjekësore po kontribuojnë në zhvillimin e turizmit dhe të rritjen e të ardhurave monetare nga të huajt drejt Shqipërisë. Jemi një vend i vogël, që me politikat e duhura mund të zhvillohemi dhe të ecim përpara në shumë drejtime të ndryshme.

Të drejtosh një biznes kur vjen nga fusha ekonomike, është më e lehtë apo është vetëm dukja e tillë?

Për mendimin tim, është pa diskutim më e lehtë, sepse njohuria duke u bërë bashkë me praktikën dhe eksperiencën sjellin suksesin. Mendoj se ka ikur koha e të bërit biznes pa arsimin e duhur, sepse sot konkurrenca dhe sfidat janë të mëdha. Shqipëria pas periudhës së komunizmit, u zhvillua ashtu si mundi, dhe nga persona me guxim të kthyer në biznesmenë, sepse çdo gjë shitej lehtësisht në treg. Por sot konsumatori është i ditur, i informuar, dhe me shumë mundësi zgjedhjes. Që ai të të zgjedhë ty, ti duhet ta zotërosh atë që bën, dhe studimi është hapi i parë për të bërë realitet çdo gjë.

Cila është motoja e punës suaj?

Motoja e punës time, e vërtetuar dhe në praktikë është përditshmëria ime, ku për të arritur gjerët e mëdha, ti duhet të bësh të voglat. Unë kam qëndruar në recepsionin e klinikës personalisht për 2-3 vitet e para të klinikës, e kur të gjithë më kritikonin për këtë, unë e them me bindje se do ta bëja përsëri. Çelësi i çdo arritje apo plani të madh, është ta ndash atë në punë të vogla, në veprime konkrete, të punosh çdo ditë e të jesh konsistent.

Çfarë synimi keni për të ardhmen?

Eh, e ardhmja është një mister për të gjithë ne, por në imagjinatën time kam dhe unë një figurë të bukur përpara syve, si çdokush tjetër. Përpiqem të jem gjithnjë me këmbë në tokë, por me mendjen e zemrën plot me plane të bukura e pozitive. Unë e shoh veten time në perspektivë në konsulencë biznesi, patjetër kur të jem e pjekur plotësisht në këtë fushë. Mendoj se çdo industri është e bukur, dhe sot biznesi shqiptar ka nevojë për një rifreskim të ideve, të konceptit të klientit, të trajtimit të stafit, të prezantimit me publikun nëpërmjet marketingut, të menaxhimit të kostove, të mbajtjes së parametrave dhe standardeve, dhe të analizës financiare. Hyrja në Europë nuk duhet pritur vetëm nga qeveria, jemi ne të rinjtë dhe sipërmarrësit që mund të ofrojmë një vend më të mirë për të jetuar, duke shërbyer mirë dhe duke ofruar vende pune me kushte të mira.

Kush është modeli që ju frymëzon në punën tuaj?

Modeli që mua më frymëzon jo vetëm në punë, por dhe në aspekt personal është familja ime, sidomos babai. E them me shumë krenari se jam rritur në një familje me shumë vlera, ku jam edukuar që e vogël që çdo gjë fitohet vetëm me aftësi dhe me punë. Edhe pse babi im nuk është pjesë e biznesit, sepse ai ka qenë pjesë e politikës dhe akademisë, di të jetë për mua konsulenti më i mirë në përditshmërinë time. Patjetër dhe mamaja ka qenë për mua shembulli më i mirë i femrës së arsimuar dhe punëtore, ku na ka rritur me përkushtim dhe paralel ka vazhduar profesionin e saj, kështu që mendoj se gratë në Shqipëri janë heroina që bëjnë çdo gjë.

Sot flitet shumë për rritjen profesionalen, motivimin dhe efikasitetin në punë. Ju vetë sa e praktikoni dhe gjeni veten në këtë pikë?

Për mua, kjo është diçka e domosdoshme për këdo që do të jetë në fushën e lidershipit, qoftë ky biznes, politikë apo të tjera poste drejtuese. Asnjë aftësi nuk vjen dhe qëndron e tillë pa e kultivuar, që do të thotë një njeri që do të arrijë sukses, duhet përpara të jetë gati mendërisht për atë që do të arrijë dhe pastaj ta bëjë realitet. Unë lexoj shumë libra për zhvillimin personal, gjithashtu ndjek mentorë të ndryshëm që me përshtaten dhe me profilin, pasi sot burimet e informacionit janë të shumta dhe duhet të dimë të zgjedhim me kujdes. Nuk duhet të përpiqemi të ndryshojmë tërësisht, por duhet të ndjekim mentorë dhe praktika që janë në linjë me karakterin dhe mendimet tona, për të mos shkaktuar “luftë” me veten. Unë ndjek mentorë biznesi, si Tonny Robins, Robert Kiyosaki, John C Maxëell dhe mentorë mindseti, si Bob Proctor, Joe Dispenza, psikoanalistin Jordan B Peterson etj..

Ku frymëzoheni për punën dhe ditën tuaj?

Motivuesi dhe tifozi më i mirë i yni, duhet të jetë vetja jonë. Nëse arrijmë të realizojmë këtë raport me veten tonë, atëherë ja kemi dalë me sukses. Mendoj se çdo gjë që ne arrijmë duhet duartrokitur dhe vlerësuar, dhe ato arritjet e vogla, dhe hapat e vegjël drejt suksesit, dhe fitoret e përditshme me sfidat e të papriturat që hasim. Unë zgjohem dhe fle përditë me shprehjen se “asgjë e madhe nuk arrihet pa entuziazmin e duhur”, dhe kur shohim që entuziazmi ikën, ajo që na bën të ecim përpara është motivimi, energjia pozitive dhe vendosmëria.

/Bordo.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook